Top Channel / Mesazhet e fundit nga SHBA /Chollet i prerë: Duhet takim konstruktiv
26/02/2023 11:53

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai i bëri këto komente pas një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të takimit të planifikuar për të hënën me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruskel. “Shtetet e Bashkuara mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të Bashkimit Evropian”, shkroi zoti Chollet.Kryeministri Kurti, shkroi se i ka konfirmuar zotit Chollet qëndrimin e tij për propozimin evropian “si bazë e mirë për bisedimet e mëtutjeshme drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Normalizimi i plotë kërkon njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes dhe respektim të të drejtave të pakicave në të dyja vendet” tha ai. Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë tashmë e kanë pranuar në parim propozimin evropian i cili nuk parasheh njohjen e ndërsjellë ndërmjet të dyja vendeve por zotimin e palëve se nuk do të pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese.Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se presin që ata të pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht propozimin në takimin e së hënës. Zyrtarë të Bashkimit Evropian thanë se propozimi nuk do të negociohet dhe të hënën palët do të diskutojnë për zbatimin e planit i cili mbështetet nga të gjitha vendet anëtare të bllokut, përfshirë edhe ato që nuk e njohin Kosovën.Një zyrtar i lartë evropian tha se pranimi i propozimit nënkupton edhe pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që është çështja më e diskutueshme në marrëveshjet e deritashme. Ai tha se propozimi paraqet po ashtu “njohje de facto” të Kosovës nga Serbia.

Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32
Top News – Mali i Zi në BE në qershor 2027 / KE konfirmon: Do nënshkruhet traktati i anëtarësimit
04/11 15:04
Top News – Arrestime, dorëheqje e hetime në Serbi / ‘Afati i skadencës’ së Vuçiçit ka kaluar
03/11 15:10
Top News – Mali i Zi drejt anëtarësimit në BE. Pritet të nënshkruhet marrëveshja në 2027-ën
03/11 14:26
Top News – Banka dyshohet si ‘lavatriçe’ e Vuçiç. Pas heqjes së licencës, Serbia arreston pronarin
03/11 11:09
Top News – Frigoriferët kthehen në furra. Sulm kibernetik edhe në Greqi, temperatura 150 gradë
03/11 10:15
Top News- A do të përfundojë Vuçiç para drejtësisë? Ish-presidenti mund të ketë fatin e Sanaderit
02/11 21:56
Top News – Studentët ‘bllokojnë’ listën serbe. Dora e zgjatur e Vuçiç në Kosovë, reagon von Cramon
02/11 19:30
Top News – Novi Sadi kujton viktimat e tragjedisë /‘Drejtësia erdhi pas 2 vitesh’, 16 minuta heshtje
01/11 15:05
Top Channel/ Bashkohen shqiptarët në Malin e Zi/ 3 partitë finalizuan marrëveshjen për të garuar…
01/11 14:49
Top News – Vuçiç nuk tërhiqet. Urdhëron reformimin e partisë: Heqim dorë nga arroganca
31/10 17:29
Top News-Banka e pastrimit të parave të Vuçiç. I hiqet licenca institucionit pas humbjes në zgjedhje
31/10 14:53
Top News- Anëtarësimi, BE zbulon emrin e vendit që mbyll negociatat i pari në 2026-ën
30/10 22:30
Top Chanel/ Alarmi: Vuçiç po zhduk dokumentet me rëndësi në institucionet shtetërore
29/10 22:34
Top News – Studentët marrin frenat e Serbisë / Dorëhiqet drejtoresha e televizionit publik RTS
29/10 14:10
Top News – 7 kërkesat e Luginës, nga ndalimi i pasivizimit të adresave, te gjuha e simbolet
29/10 12:15