Top Channel/ Kurti zbulon negociatat me NISMËN dhe iu përgjigj Vuçiçit: Po nxit tensione
21/07/2025 19:59

Kur kanë mbetur edhe dy vazhdime të seancës konstituive para afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka intensifikuar përpjekjet për marrëveshje. Kryetari i partisë që doli e para në zgjedhje dhe njëkohësisht kryeministri në detyrë, Albin Kurti njoftoi se i ka bërë një ofertë konkrete, kryetarit të NISMA-s, Fatmir Limajt, të cilin e takoi të shtunën. Kurti njoftoi se para 26 korrikut, afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstituim të Kuvendit, do bëhet e ditur nëse ka ose jo marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje e NISMA-s. Albin Kurti nuk dha detaje për ofertën që i ka bërë NISMA-s, në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje ngërcit politik. Megjithatë, në konferencën e së hënës, si kryeministër në detyrë, Kurti adresoi edhe kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq, të cilat i bëri pas arrestimit të ndihmësit të drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq. Kurti akuzoi Serbinë për nxitje të tensioneve. Të dielën, Gjykata Themelore në Prishtinë i caktoi masë të sigurisë, paraburgim prej një muaji Igor Popoviqit, për nxitje të përcarjes dhe mosdurimit. Popoviq, më 18 korrik në Hocë të Madhe të Rahovecit, gjatë një fjalimi para serbëve lokal e ka cilësuar Ushtrinë Clirimtare të Kosovës si terroriste. Ai u arrestua po të njëjtën ditë.

Top News – Haga nis kompensimin e viktimave…Pa pritur vendimin e apelit, reagime në Kosovë
20/09 15:35
Top News – Studentët kundër vendimit të Speciales/Protestë e madhe në Prishtinë, thirrje për unitet
20/09 15:30
Top Channel/Kurti: Strategji kundër dënimeve/ Koordinim shtetëror dhe diplomatik për ndryshuar vendimin
20/09 10:38
Top Channel/ Shpërthejnë protestat në Hagë. Ekstremistët përplasen me policinë
19/09 23:02
Top Channel/ Protestë para OKB. Shqiptarët tubim kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK
19/09 22:59
Top News- Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok
19/09 19:30
Top News- 144 mijë euro për deputetët e rinj/ Pas konstituimit të Kuvendi, KQZ shpërndan fondet
19/09 14:27
Top News – Protestë kundër vendimit të Hagës. Kosova kundërshton dënimin e ish-krerëve të UÇK
19/09 14:16
Top Channel/ Protestë madhështore në Prishtinë, mijëra në shesh kundër vendimit të Hagës
18/09 23:27
Top Channel/ Qytetarët kundër vendimit për UÇK, në protestë edhe fëmijët e Thaçit dhe Veselit
18/09 22:26
Top News- “UÇK, UÇK”…buçet Prishtina, mijëra njerëz mbushin sheshin Skënderbeu
18/09 21:00
Top Channel/ “Prova të dobëta kundër Thaçit”, avokati kundërshton gjykatën për vrasjen e Allaqit
18/09 19:52
Top News- ‘Marta Kosit nuk i takon të gjykojë vendimin’/ Avokati: Provat për Thaçin, të dobëta
18/09 17:19
Top Channel/ “Po pi qetësues”, rrëfimi prekës i mikut të Kadri Veselit, përlotet gjatë intervistës
18/09 15:30
Top Channel/ “Dënimi godet luftën e UÇK”. Gëzon Berisha: Bënë fajtor çdo ushtar të UÇK
18/09 15:15
Top Channel/ Protestë pro UÇK/ Veteranët e luftës kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Hagës
18/09 15:14
Top News- Mijëra njerëz në protestë në Prishtinë/ PDK ka gati draftin për shkrirjen e Speciales
18/09 14:40
Top Channel/ Protestë pro UÇK, veteranët e luftës kundërshtojnë vendimin e gjykatës së Hagës
18/09 12:58
Top News- Haga nuk kundërshtohet me dhunë/ Hashim Thaçi bën thirrje për qetësi: Apeloj dënimin
18/09 12:07
Top Channel/ Ish ambasadori Bosch: Presidenti ri i Kosovës, mund të falë të dënuarit e Hagës?!
18/09 11:46