Top Channel/ Kosova në NATO, mediat greke: Kongresmentët amerikanë thirrje Athinës për mbështetje!
02/05/2026 13:52

Rezoluta e paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikanë nga ligjvënësit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler në mbështetje të bashkimit të Kosovës me NATO-n, ka tërhequr vëmendjen e mediave greke, të cilat evidentojnë sidomos faktin që dokumenti i bën thirrje katër vendeve anëtare që nuk e njohin Kosovën të rishikojnë pozicionin e tyre. Vendet në fjalë janë Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Argument ii paraqitur nga kongresmentët në fjalë është se njohja më e gjerë e Kosovës është thelbësore për të hapur rrugën e saj drejt integrimit në aleancën ushtarake. Sipas tekstin, mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh të NATO-s vazhdon të kufizojë përparimin e Kosovës, pavarësisht orientimit të saj strategjik me vendet e NATO-s dhe angazhimit të saj për stabilitet rajonal. Kongresmeni Keith në mënyrë të vecantë insistoi se Kosova ka treguar një “angazhim të qartë për stabilitetin rajonal dhe orientim strategjik me vendet e NATO-s,” por shtoi se përparimi i saj drejt anëtarësimit po pengohet nga mungesa e njohjes nga një numër i vogël aleatësh. “Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën të rishikojnë pozicionet e tyre dhe të sigurojnë që Kosova të ketë një rrugë të besueshme dhe të realizueshme drejt anëtarësimit,” ishte komenti i tij. Më herët, Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, FDD, theksoi se rezoluta me mbështetje dypartiake, përbën një sinjal të fuqishëm politik dhe përcjell mesazhin se Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë Ballkanin një çështje strategjike të papërfunduar dhe se nuk është koha për të tërhequr apo kufizuar angazhimet ushtarake në rajon.

Top News – Vrau kunatën me sëpatë. Kosovë, arrestohet pas tre ditësh arrati autori i dyshuar
28/10 10:20
Top Channel/ Burg ish-bashkëshortit të Arlindës, Kunati i dyshuar për vrasjen ende në arrati
27/10 19:55
Top News- Vrasja e Arlinda Zekajt në Kosovë/ Gjykata i cakton 1 muaj paraburgim ish-bashkëshortit
27/10 19:20
Top News-‘Nuk presim ndryshime në qasjen e Serbisë’/Haxhiu: Regjimet autoritare duhet të ndëshkohen
27/10 18:33
Top News- ‘Dialogu me Kosovën do të vazhdojë’/ Lista Studentore flet për politikën e jashtme
27/10 17:48
Top News – Asnjë gjurmë nga vrasësi i Arlinda Zekajt. Policia i bastis shtëpinë dhe sekuestron armë
27/10 11:57
Top Channel/ Vrasja e gruas, mblidhet parlamenti në Kosovë, opozita kërkoi dorëheqje masive
26/10 19:55
Top Channel/ 49-vjeçaren e vret kunati në Pejë, 3 ditë më parë kishte bërë denoncim për dhunë
26/10 12:51
Top News – ‘Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi’/ Letra e dytë që e gruas së vrarë, ‘furtunë’ reagimesh
26/10 12:21
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Kryeprokurori kërkon raport të detajuar për rastin
26/10 11:52
Top News – ‘Kjo është shpresa ime e fundit’. Letra që paralajmëroi krimin në Pejë, nisin hetimet
26/10 11:46
Top News-Rikthimi i ligjit të Speciales përçan PDK. Deputeti nismëtar kundër-Drafti s’ka asnjë gabim
24/10 14:06
Top News- Betohen 515 ushtarë të rinj/ Albin Kurti: Liria është amanet, mbrojtja e saj përgjegjësi
23/10 20:00
Top News- Thellohet deficiti tregtar në Kosovë / Arriti në 534 milionë euro për muajin shtator
23/10 15:28
Top News- Kthehet ligji për Specialen/ Presidentja Shiroka-Pula pranon kërkesën e PDK-SË
22/10 20:00
Top Channel/ Veprimi i bujshëm! Presidentja e Kosovës rikthen ligjin për Specialen
22/10 19:47
Top Channel/ Marta Kos “kthen sytë” nga Kosova: Javët e ardhshme, vendimtare për Prishtinën!
22/10 11:59
Top News- Një grua në krye të PDK-së/ Vlora Çitaku propozohet për kryetare
21/10 22:00
Top News- Hamza dorëhiqet nga drejtimi i PDK/ ‘Partia duhet të nisë një fazë të re të organizimit’
21/10 16:36
Top News – Dorëhiqet Bedri Hamza! PDK kërkon një kryetar të ri
21/10 15:12