Vota e diasporës do të jetë vendimtare në ndarjen e fuqisë së partive politike në Kuvendin e Kosovës. Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, që ka monitoruar proceset zgjedhore në vend thotë se bazuar në trendin e votës së diasporës, Lëvizjes Vetëvendosjes do të mund t’i shtohen deri në pesë deputetë.