Top Channel/ “Artisti i botës së politikës”, The Guardian për Ramën: Përzien bojrat me politikën!
23/03/2023 14:17

Edi Rama këtë javë ka një axhendë të ngjeshur: Nga njëra anë debutimi me ekspozitën si piktor në Greqi, nga ana tjetër ndalesa sot në Londër e bën kryeministrin e parë shqiptar që viziton 10 Downing Street. Një shef qeverie artist; të tillë nuk gjen shpesh dhe vëmendjes së mediave ndërkombëtare, kjo nuk kishte sesi i shpëtonte. Prestigjozja The Guardian e quan “artisti I botës së poltikën” që përzjen bojrat me këtë të fundit. “Kur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bën vizatime në zyrën e tij, përdor plotësisht atë që ai e quan shpirti i tij artistik. Vizatimi mbi fletë letre A4, në fleta të përdorura më parë, shënime apo letra protokollare, jo vetëm që i vjen natyrshëm por gjithashtu e ndihmon ta mbajë të përqendruar ndërsa diskuton çështje shtetërore. Është një stil unik pune, thuhet në shkrimin e Helena Smith, i prezantuar në Athinë këtë javë ku ekspozita e tij e parë në Greqi, e titulluar ”Improvizimet”, u hap në Zappeion Megaro nga ministri i Jashtëm grek dhe ku ishte i pranishëm edhe homologu i tij grek, Kyriakos Mitsotakis.“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të punoja në një zyrë dhe jo në një atelie, por arti më ndoqi ndërsa vazhdoja të bëja vizatime gjatë takimeve të mia”, shton ai. Edhe një herë, The Guardian kujton atë për të cilën Rama u lakua gjerësisht jashtë kufijve vite më parë, lyerjen e fasadave tëndërtesave të rrënuara me ngjyra të ndezura, kur ishte kryebashkiaku i Tiranës e thotë se ka të ngjarë, që vizita e tij në Londër të përcjellë të njëjtën frymë kundërthënëse e jokonvencionale. Vetë shefi I ekzekutivit rrëfeu për mëedian e njohur se do të flase vetëm gjuhën e së vërtetës. “Ajo që kemi parë dhe dëgjuar në Britaninë e Madhe ka qenë një turp, ky veçim nga një komunitet dhe krahasimi i të gjithë shqiptarëve si kriminelë”, ishte komenti I tij. Shpresat, sic thekson thë Guardian, janë që pikërisht stili unik I Ramës ta cojë fokusin tek politika reale në një kohë kur lidhjet anglo-shqiptare janë lënë në hije nga kalimet me anije, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar, teksa I vetë e bëri të qartë se rëndësinë kyce që ka “cmontimi i stereotipeve”.

Top Channel/ Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
30/10 10:51
Top News – Buxheti prezantohet me fjalë të mira edhe nga…Erion Braçe
30/10 10:48
Top News – Arrest shtëpie, por lëvizte me armë. Kapet në flagrancë 41-vjeçari pranë Vorës
30/10 10:26
Top News- BSH, imunitet nga drejtësia e qeveria/ Guvernatori s’arrestohet, ‘imunitet’ dhe për bordin
30/10 10:01
Top Channel/ Aksident i rëndë në Fieri, makina përplaset me barrierat dhe përmbyset, 2 të plagosur
30/10 09:59
Top News – Opozita refuzon ftesën e Begajt. Konsultimi për datën e zgjedhjeve vetëm me PS e PSD
30/10 09:59
Top News – Digjen goma buzë Shkumbinit. Flakët përsëriten natën, autorët të panjohur
30/10 09:58
Top News- “Veliaj vijon në kushte denigruese”, Ndreca: U deshën 32 orë për njoftimin zyrtar
29/10 22:48
Top News- “Vendimi sekret”/Veliaj sfidon Burgjet: Na vini në dispozicion autorizimin e kryeministrit
29/10 22:43
Top News- Rrëzimi i helikopterit ushtarak/ Shqipëria solidarizohet me Italinë: Qëndrojmë krah jush
29/10 22:40
Top Channel/ Tymi i zi “pushton” Elbasanin, çfarë po ndodh në qytet
29/10 22:36
Top Channel/Veliaj në burgun e Fierit, Avokati: Vijon të jetë në kushte denigruese, u deshën 32 orë…
29/10 21:20
Top Channel/ Shembja e banesës në Athinë ku vdiqën 3 shqiptarët, hajdutët vodhën tubat e gazit dhe…
29/10 21:04
Top Channel/ Sfidoi policinë, bie në lumë! Shoferi durrsak ishte i dehur në timon, dy të plagosur
29/10 19:54
Top News – Veliaj në burgun e Fierit. Balla: Çështja do verifikohet nga institucionet!
29/10 19:50
Top Channel/ Pse u lëviz Veliaj? Burgjet: Sekret shtetëror! (Çfarë thotë ligji)
29/10 19:41
Top Channel/ “Veliaj u rrëmbye”! PS-PD bashkë për kryebashkiakun, miratojnë rezolutën
29/10 19:40
Top Channel/ Plas në PS, Çuçi i kërkon dorëheqjen Gogut, Xhafaj shkresë Kuvendit për Veliajn
29/10 19:39
Top News – Shoferi i dehur i ikën policisë. Nuk i bindet urdhrit, përfundon në kanal
29/10 18:42
Top Channel/ Zjarr buzë Shkumbinit, digjen goma dhe mbetje në luginën e lumit
29/10 17:47