Ftesës së Presidentit Bajram Begaj për të konsultuar me partitë politike datën e zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm i janë përgjigjur pozitivisht vetëm Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate, dy forcat politike të Kuvendit që përbëjnë mazhorancën prej 84 mandatesh. Pjesa tjetër e partive parlamentare dhe joparlamentare që kanë marrë këtë ftesë e kanë refuzuar atë.