Një zjarr është identifikuar mbrëmjen e së enjtes buzë lumit Shkumbin në njësinë administrative Bradashesh. Zjarri ka rënë pranë fshatit Balldren dhe dyshohet për djegie të qëllimshme të gomave të përdorura apo mbeturina në luginën e lumit. Shtëllunga të mëdha tymi kanë pushtuar periferinë e Elbasanit, duke krijuar një situatë shqetësuese për mjedisin dhe cilësinë e ajrit në këtë zonë. Sipas shqetësimeve të ngritura nga banorët e zonës, një prej dyshimeve është se tymi mund të jetë shkaktuar nga djegia e gomave të përdorura ose e materialeve të tjera që çlirojnë ndotës toksikë të rëndë në atmosferë. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka minimiziar situatën dhe zjarri është fikur shpejt, megjithatë shqetësues mbetet fakti që disa herë është përsëritur një gjë e tillë dhe autorët nuk janë identifikuar.