Top Channel/ Alarmi i Kurtit: Rajoni në rrezik! (Kritika patriarkut të Kishës Serbe)
24/04/2025 22:33

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka vlerësuar si rrezik serioz për rajonin qëndrimin e patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, në një diskutim me presidentin rus, Vladimir Putin. Gjatë javës, Porfirije bëri të ditur se në një takim me Putinin në Moskë ka falënderuar Rusinë për mbështetjen dhe qëndrimin lidhur me Kosovën, Republikën Serbe dhe Malin e Zi. Ndër të tjera, patriarku ka thënë se pa mbështetjen e Rusisë dhe Kinës “nuk e di se çfarë do të ndodhte me Kosovën”. Albin Kurti në një shkrim në platformën X e ka quajtur shqetësues takimin dhe ka theksuar se kjo ndodh në prag të vizitës së paralajmëruar të presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Moskë. “Patriarku bëri thirrje për një riorganizim më të gjerë gjeopolitik nën udhëheqjen ruse duke theksuar se ‘anija e vogël serbe që lundron në det të trazuar, duhet të jetë gjithmonë e lidhur me një anije të madhe ruse. Ai po ashtu sugjeroi se qëndrimi i Serbisë ndaj fqinjëve të saj: Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, varet nga pozicioni botëror i Rusisë. Kjo nuk është diplomaci religjioze, por partneritet strategjik i regjimeve autoritare, që e vendos rajonin në një rrezik serioz”, ka shkruar Kurti. Në fund Kurti ka thënë se Kosova qëndron në parimet dhe aspiratat demokratike dhe i refuzon axhendat e drejtuara nga fuqitë autoritare.

Top News- Kurti do përgjithmonë amerikanët / Kryeministri përsërit ofertën për bazën e ‘Bondsteel’
23/09 16:22
Top News – Kuvendi u konstituua me vonesë. Kushtetuesja i jep të drejtë PDK, por nuk prek Qeverinë
23/09 16:20
Top Channel/ 11 varreza masive të luftës: Kosova kërkon gërrmime të reja në Serbi!
23/09 11:52
Top News- ‘Apeli ta korrigjojë aktgjykimin’/ Kurti: Dënimet për krerët e UÇK të padrejta
23/09 11:13
Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Kosovë, tubim kombëtar më 1 tetor
22/09 19:53
Top News – ‘Liria ka emër’ marshon në Bruksel. Strategjia kundër Hagës, tubime dhe peticione
22/09 15:51
Top Channel/ Nisma për ndryshimin e ligjit për Specialen, analistët: A e bën dot vetë Kosova?!
22/09 11:09
Top Channel/ EULEX,“jo më” në Kosovë”:Prishtina të rishikojë marrëdhëniet me misionet ndërkombëtare!
22/09 11:08
Top Channel/ LVV vendos “kushte” për Hagën: Presim kushtetuesen
21/09 22:54
Top Channel/ PDK: Ndryshim të ligjit për Hagën. Nisma vjen pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
21/09 15:35
Top News- Studentët protestojnë në Prishtinë/ Mbështetje krerëve të UÇK, ‘historia nuk tjetërsohet’
21/09 15:00
Top News- Varrezat masive në Zubin Potok/ Idriz Rrecaj, i identifikuari i grupit të intelektualëve
21/09 12:51
Top Channel/ PDK:Ndryshim të ligjit për Hagën pas dënimit të ish-krerëve të UÇK nga Gjykata Speciale
21/09 12:45
Top Channel/ Hoti kërkon seancë urgjente të Kuvendit: “Qëndrim institucional ndaj Speciales”!
21/09 11:59
Top News- ‘Jo në emrin tim’/ Mijëra protestues në shesh kundër vendimit të Speciales
21/09 11:54
Top Channel/ Kurti takon kongresmenin amerikan, kritikon vendimin e Gjykatës Speciale!
21/09 11:22
Top News – Haga nis kompensimin e viktimave…Pa pritur vendimin e apelit, reagime në Kosovë
20/09 15:35
Top News – Studentët kundër vendimit të Speciales/Protestë e madhe në Prishtinë, thirrje për unitet
20/09 15:30
Top Channel/Kurti: Strategji kundër dënimeve/ Koordinim shtetëror dhe diplomatik për ndryshuar vendimin
20/09 10:38
Top Channel/ Shpërthejnë protestat në Hagë. Ekstremistët përplasen me policinë
19/09 23:02