Dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti përgjatë aksit nacional Korçë- Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, teksa dy personat e maskuar dhe me armë automatike i janë drejtuar rojes së karburantit dhe e kanë goditur atë me tytën e armës.