Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë mesnatës magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, në zonën pranë urës së lumit, përballë kishës. Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinave, duke krijuar një situatë të vështirë për shkak të intensitetit të lartë të zjarrit.