Jinchao Wei, i njohur edhe si Patrick, një ish-marinar në Marinën e Shteteve të Bashkuara, u dënua me 17 vjet burg (16 vjet e 8 muaj) për spiunazh për Kinën.
Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe ka dhënë dënimin për dy persona të akuzuar nga SPAK për korrupsion në zgjedhje.
Reshjet intensive kanë shkaktuar rrëshqitjen e një pllaje në lartësitë e malit të Lunxhërisë në Gjirokastër.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar për protestat në Iran duke inkurajuar protestuesit të vazhdojnë të protestojnë.
Këngëtari spanjoll Julio Iglesias është akuzuar për sulm seksual nga dy ish-punonjëse femra, të cilat thonë se iu nënshtruan “prekjes së papërshtatshme, fyerjeve dhe poshtërimit … në një atmosferë ngacmimi të vazhdueshëm”.
Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrainës, duke goditur objekte jetike të energjisë, përfshirë një termocentral, në një kohë kur temperaturat në gjithë vendin ranë deri në minus 15 gradë.
Antonio Conte nuk do të jetë në pankinën e Napolit në dy ndeshjet e radhës të kampionatit italian. Teknikut të kampionëve të Italisë i kushtoi shtrenjtë shpërthimi ndaj arbitrave në ndeshjen mes Interit dhe Napolit në San Siro ku ai u ndëshkua me karton të kuq.
Pezullohen nga detyra zinxhiri komandues e burgut të Durrësit.
Personi që shihni në foto duke u larguar me vrap, është i burgosuri Altin Ndoci, gjatë momentit kur u ka ikur nga duart policëve të burgut, teksa ndodhen në pavionin infektiv të spitalit të Durrësit.
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social X pas sulmit të fundit masiv që Rusia ndërmori kundër Ukrainës, i cili përfshiu përdorimin e dronëve dhe raketave balistike.
Kjo është ajo që ka lënë pas përmbytja e dy ditëve më parë në fshatin Salcë në Kuçovë.
Në orët e para të mëngjesit të së martës është çarë argjinatura e Lumit Seman, si pasojë është përmbytur fshati Hasturkas.
Gjyqi në mungesë për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, në seancën e radhës, debate mes avokatit të ish-zyrtarit të lartë dhe prokurorit të SPAK.
Reali i Madridit nuk humbi kohë dhe një ditë pas shkarkimit të Xabi Alonsos, prezantoi trajnerin e ri, Alvaro Arbeloa, që deri në këtë moment drejtonte skuadrën e Real Madrid Castilla.
Hidrocentrali i Banjës ka hapur portat e shkarkimit.
Në terren për të monitoruar nga afër situatën në Hasturkas ka zbritur dhe zv.Kryeministrja dhe njëherazi drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku.
Këtë të martë u mësuan çiftet çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë, kompeticionit të dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar.
Vijojnë kërkimet për të lokalizuar Altin Ndocin, i cili u arratis këtë mesditë nga spitali i Durrësit, teksa ishte shoqëruar nga policia e burgut për të kryer një kontroll mjekësorë.
Pas thuajse dy vitesh nën drejtimin e përfaqësueses kuqezi U19, Julian ahmataj jep dorëheqjen
Janë gjetur barinjtë që kishin humbur kontaktet prej dy ditësh me banorët e tjerë për shkak të përmbytjeve në Libofshë të Fierit.
Avokati Maks Haxhiaj ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të klientit të tij, Ergys Agasit, në tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Agim Ibrahimi u emërua drejtor i ri sportiv i Partizanit duke marrë një post që disa vite më parë e kishte Olsi Rama dhe kohët e fundit Arbër Abilaliaj.
Një lajm i bujshëm vjen nga Milani në lidhje me merkaton e transferimeve. Klubi kuqezi ka sjellë në radhët e tij talentin e Superligës në Kosovë, Aron Babajn i cili do të bashkohet me skuadrën e të rinjve, Milan Futuro.
Në një lidhje me ‘Shqipëria Live’, babai i Altin Meçajt, mes lotësh ka rrëfyer sesi i erdhën në banesë disa persina, mes tyre edhe efektivi i policisë Fredi Lamaj, dhe i dhunuan të birin, por dhe vetë atë, i cili ka një moshë rreth të 70-ave.
SHBA përdori armë zanore kundër trupave venezueliane, pretendon një raport i shpërndarë nga Leavitt
E ardhmja e Ibrahima Konaté te Liverpool duket gjithnjë e më e pasigurt. Mbrojtësi francez pritet të largohet nga “Anfield” në fund të këtij sezoni, pasi kontrata e tij aktuale skadon dhe nuk ka ende asnjë marrëveshje për rinovim.
Prokuroria e Durrësit ka nisur prej disa ditësh hetimet për vdekjen e një 54-vjeçari, si edhe për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve që goditën qytetin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Ka reaguar Drejtoria e Burgjeve pas arratisjes nga spitali i Durrësit të Altin Ndocit.
Xabi Alonso thyen heshtjen një ditë pas shkarkimit të tij nga posti i trajnerit të Realit të Madridit. Ish trajneri i Los Blancos iu drejtua rrjeteve sociale për t’u përshëndetur me tifozët e klubit merenges nëpërmjet një mesazhi të shkurtër.
Një i burgosur, i shtruar në pavijonin e infektivit në spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore, dyshohet se është arratisur.
Domenico Tedesco dhe Italia vazhdojnë ta shikojnë njëri-tjetrin nga larg, pa u takuar ende.
Në një lidhje me ‘Shqipëria Live’, Altin Meçaj dhe babai i tij kanë treguar gjithë çfarë ndodhi natën kur këta të fundit u dhunuan fizikisht në banesën e tyre.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka shënuar një rekord historik anulimi të vizave, duke revokuar mbi 100 mijë viza për shtetas të huaj vetëm gjatë vitit 2025, më shumë se dyfishi i anulimeve të vitit 2024, viti i fundit i administratës së Presidentit Joe Biden, sipas një raportimi të FOX News.
Shkarkimi i Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madridit ka vazhduar të ngjallë reagime të forta në botën e futbollit.
Hakan Calhanoglu ka pësuar një tërheqje muskulore në soleusin e majtë, duke vënë në dyshim praninë e tij në disa nga ndeshjet më të rëndësishme të ardhshme. Mesfushori turk u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 87-të të përballjes ndaj Napolit, pasi ndjeu shqetësime në pulpë.
Galatasaray e ka seriozisht për Davide Frattesi; pas hapave të parë të bërë në javët e kaluara, klubi turk vendosi të hidhet konkretisht në sulm për të siguruar shërbimin e mesfushorit italian i cili përpara pak ditësh e la të hapur mundësinë e transferimit të tij në Turqi.
Në fshatin Vajzë të bashkisë së Selenicës në lagjen Sheraj, në vendin e njohur si Beun, është konstatuar një rrëshqitje masive e tokës, e cila po avancon drejt tre banesave aktualisht të pabanueshme.
Një zyrtar iranian ka deklaruar për herë të parë se rreth 2,000 persona, përfshirë edhe anëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë gjatë protestave masive që kanë përfshirë Iranin gjatë dy javëve të fundit.
Me kërcënimet e tij ndaj Iranit, Donald Trump duket se ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër regjimit të ajatollavë i cili po shtyp me dhunë protestat që kanë shpërthyer në mbarë vendin, të nxitur fillimisht nga faktorë ekonomikë e të pushtuara më pas nga sloganet kundër qeverisë.
Pas afrimit të Jonathan David në merkaton e qershorit, Juventusi po vijon strategjinë e tij duke u fokusuar te lojtarët e lirë.
Fermerët e Maliqit të cilët janë përballur me dy përmbytje brenda dy muajve kërkojnë dëmshpërblime për dëmin e pësuar.
Kjo është ajo që la pas situata e krijuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit në vijën bregdetare të Lezhës. Bregdeti është mbuluar nga mbetje të shumta, të cilat janë transportuar drejt plazheve nga prurjet e lumenjve.
Fshati Hinkë në Bashkinë Dimal po përballet me përmbytje të konsiderueshme si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Seman.
Pasojat që kanë lënë pas përmbytjet nga lumi Erzen në Katund të Ri në Durrës, janë të mëdha për banorët e zonës.
Pas shkarkimit të Xabi Alonsos nga posti i trajnerit të Real Madridit, emri i Jürgen Klopp u përmend si një nga kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar atë.
Pas 47 vitesh mërgimi në SHBA, princi trashëgimtar i shahut të rrëzuar në Iran po rikthehet në qendër të vëmendjes.
Reali i Madridit, pas shkarkimit të Xabi Alonsos, zgjodhi Alvaro Arbeloan si pasues te tij në stolin e skuadrës së parë, ndërsa Manchester United shumë shpejt do të zyrtarizojë Michael Carrick si trajner të skuadrës në vend të Darren Fletcher. Dy prej klubeve më prestigjioze në botë, që synojnë të sjellin ata që i njohin mirë duke qenë se kanë luajtur dhe kanë fituar për vite të tëra
Deputeti PS Erion Braçe ka reaguar në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, dhe siç thotë ai edhe përmbytjet që po ndodhin tani edhe pse shi nuk ka më.
Reshjet e dendura dhe prurjet shkaktuan përmbytje me pasoja për banorët e fshatit Hasturkas, njësia administrative Libofshë, Fier.
Mbrëmjen e së hënës Reali i Madridit ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e menjëhershme të rrugëve me trajnerizn Xabi Alonso. Vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes klubit dhe teknikut 44-vjeçar, sipas një deklarate të publikuar nga “Los Blancos”.
Në ceremoninë e mbajtur sot në kuadër të 113 vjetorit të krijimit të policisë së Shtetit, kreu i Policisë Ilir Proda, u shpreh ndër të tjera se kjo strukturë është një gur themeli në rendin dhe ligjin.
Çarja e argjinaturës së lumit Seman, ka shkaktuar dëme të mëdha për banorët e fshatit Hasturkas në Libofshë të Fierit.
Manchester United ka arritur një marrëveshje me Michael Carrick për të marrë drejtimin e klubit deri në fund të sezonit, njofton The Athletic.
Qeveria e Groenlandës ka deklaruar se “nuk mund t`i pranojë në asnjë rrethanë” pretendimet e Donald Trump për të marrë kontrollin e ishullit strategjik, teksa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se aleanca po punon për mënyrat e forcimit të sigurisë në Arktik.
Debatet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 vijojnë të shtohen akoma e më shumë dita ditës.
Dy nismat e debatueshme të paqes fiskale ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore si dhe ligji për marrëveshjen fiskale kanë marrë dritën jeshile teksa presidenti i republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj i ka dekretuar duke i hapur kështu rrugë zbatimit pas publikimit në fletoren zyrtare.
Një ditë pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shpalosi kalendarin për punimet në sesionin e ri Parlamentar, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë nisur një tur takimesh.
Telenovela Raspadori po shkon drejt përfundimit. Sulmuesi i Atletico Madrid ishte objektiv i disa klubeve të Serie A dhe sidomos Romës që e ndoqi prej kohësh, por mesa duket verdhekuqtë dështuan në tentativën e tyre.
Rusia ka ndërmarrë herët të martën sulmin më intensiv raketor të këtij viti ndaj Ukrainës, duke shkaktuar të paktën katër viktima dhe disa të plagosur, si dhe dëme të mëdha në infrastrukturën energjetike të vendit.
Rusia ka nisur të riorganizojë rrjetin e saj të eksportit për të shmangur sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar që India të vazhdojë të importojë naftë ruse me çmime të ulëta.
Disa aeroporte në Evropën Qendrore dhe Lindore janë përballur këtë mëngjes me vonesa dhe ndërprerje të fluturimeve për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Shoqata Kombëtare e gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë kundërshton me shqetësim projektligjin e Kuvendit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka kaluar më shumë se një vit duke testuar një pajisje të blerë në një operacion të fshehtë, e cila sipas disa hetuesve mund të lidhet me të ashtuquajturën “Sindroma e Havanës” – një seri problemesh shëndetësore misterioze që kanë prekur spiunë, diplomatë dhe ushtarakë amerikanë.
Amsterdami është shndërruar në një “pistë patinazhi” ditët e fundit, me akull që po formohet në rrugët e kryeqytetit holandez për shkak të kushteve të motit.
BBC ka paraqitur në gjykatë kërkesën për rrëzimin e padisë prej 5 miliardë dollarësh të ngritur nga presidenti amerikan Donald Trump, lidhur me mënyrën se si u editua fjalimi i tij i 6 janarit 2021 në një dokumentar të emisionit Panorama.
Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi dhe partnerja e tij Eronita i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Tottenham duket se ka fituar garën me Aston Villa për transferimin e Conor Gallagher nga Atlético Madrid, pas arritjes së një marrëveshjeje që mund të arrijë deri në 40 milionë euro për mesfushorin anglez.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore, ku në cilësinë e të akuzuarës është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari.
Manchester United nuk po mund të gjejë qetësi as në këtë fillim të vitit 2026. Pas shkarkimit të Amorim dhe eliminimit të rëndë nga Brightoni në FA Cup, ajo që trondit ambientin tani është një thyerje e privatësisë së kapitenit Bruno Fernandes.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho, ka njoftuar tërheqjen nga futbolli në moshën 35 vjeç, duke u ndjerë emocional para tifozëve në Parc des Princes, para ndeshjes së Kupës së Francës midis Paris Saint-Germain dhe Paris FC.
Episodet arbitrare që lanë gjurmë në sfidën mes Interit dhe Napolit nuk e shqetësuan aspak Shefin e Arbitrave në Itali, Rocchi që i dha notë kaluese paraqitjes së Daniele Doverit në supersfidën e së dielës.
Çarja e argjinaturës së lumit Seman, në disa segmente, ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Hasturkas në Libofshë dhe 20 banesa.
Një apel me tension të lartë i politikanes së djathtë ekstreme franceze, Marine Le Pen, fillon të martën ndaj vendimit që e ndalon atë të kandidojë për poste publike për pesë vjet.
Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Zayed” të iniciativave humanitare që kanë dhënë për ata qe kontribuojnë në vendet në zhvillim.
Pak më shumë se gjashtë vjet pasi Hemawand Ali Hussain u ekzekutua brutalisht në Hartlepool, një tjetër person tani është akuzuar në lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit, kjo sipas komunikatës të Policisë së Cleveland-it të cilës i referohet Top Channel.
Sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha u paraqit këtë të martë në SPAK
Situata e përmbytjeve paraqitet duke u përmirësuar në Shkodër, ku është konstatuar ulje e nivelit të ujit në zonat e Obotit dhe Dajçit.
Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje gjithnjë e më vdekjeprurëse ndaj protestuesve në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.
Situata nga përmbytjet në territorin e qarkut Durrës duket se është drejt përmirësimit, ndërsa strukturat vendore dhe ato të emergjencave civile vijojnë monitorimin dhe vlerësimin e dëmeve në terren.
Tre persona u plagosën në orët e para të së martës në një lokal në Deçan.
Qarku i Elbasanit ka përjetuar mot të ftohtë, me temperatura që në zonat malore kanë shënuar vlera negative. Autoritetet kanë ndërmarrë masa preventive për sigurinë e qarkullimit rrugor.
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 25% mbi mallrat që vijnë nga vendet që kanë marrëdhënie tregtare me Iranin.
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.
Zyrtarët kinezë kanë ushtruar presion diplomatik mbi disa vende evropiane, duke u kërkuar që të ndalojnë hyrjen e politikanëve tajvanezë, duke u bazuar në interpretimin e ligjeve kufitare të Bashkimit Evropian.
Ish-ylli i Formula 1, Antonio Pizzonia, është arrestuar në Shtetet e Bashkuara nën akuzat për një sulm, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Bilanci i viktimave nga shembja e një landfilli në Filipinet qendrore është rritur në 11 persona, kanë bërë të ditur autoritetet.
Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.
Ish-futbollisti shqiptar dhe vëllai i ish-yllit të Kombëtares Klaus Gjasula, Jurgen Gjasula, ishte pjesë e panelit të të ftuarve në Procesin Sportiv këtë të hënë në Top Channel.
Policia spanjolle ka realizuar sekuestrimin më të madh të kokainës në det në historinë e saj, pasi zbuloi afro 10 tonë drogë të fshehura mes një ngarkese kripe në një anije tregtare pranë Ishujve Kanarie.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. nuk ka vendosur ende një afat konkret për blerjen e Groenlandës, por kjo mbetet një prioritet strategjik për Uashingtonin.
Ditën e martë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Kampionët e europës u eliminuan në mënyrë të papritur nga Kupa nga një kundërshtarë i “papërfillshëm” për ta.
Juventus përfiton në maksimum nga frenimi i Interit, Milanit dhe Napolit në ndeshjet e tyre të javës së 20 dhe iu afrohet më shumë në klasifikim edhe pse këto 3 të fundit janë me një ndeshje më pak. Në Allianz Stadium, Zonja e Vjetër dhuroi spektakël në fushën e lojës teksa shkatërroi Cremonesen me rezultatin e thellë 5-0 duke u ngjitur në kuotën e 39 pikëve, po aq sa edhe Napoli e Roma dhe tani 5 skuadrat e para të Serie A ndahen nga vetëm 4 pikë.
Një video tronditëse ka kapur momentin kur dy të rinj hidhen në ajër pas një shpërthimi të fuqishëm, pasi luanin me një çakmak pranë një fuçie metalik nafte.
Mohammad Baqer Qalibaf, Kryetari i Parlamentit të Iranit, përsëriti sot një paralajmërim të ashpër drejtuar Shteteve të Bashkuara, duke thënë se bazat ushtarake, anijet dhe personeli amerikan në të gjithë rajonin do të jenë në shënjestër në rast të ndërhyrjes së mundshme të Uashingtonit në Iran.
Erigen Toska është paraqitur sot si dëshmitar në gjyqin e Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes që mbahet në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit, aktualisht deputet i PD, Arjan Ndoj, ku mbeti i vrarë shoferi i tij Andi Maloku.
Florentino Perez kalon Santiago Bernabeun si presidenti i Realit të Madridit që ka bërë më shumë zëvendësime në pankinën e skuadrës. Presidenti historik i Los Blancos nga ka marrë edhe emrin stadiumi i Realit ka bërë 16 zëvendësime në pankinën e skuadrës merenges. Trajneri që do të zëvendësojë Xabi Alonson në skuadrën aktuale, Alvaro Arbeloa është i 17 në epokën e Florentino Perez. Ndryshimi është se ndryshimet në pankinë, Santiago Bernabeu i bëri në 34 vjet, ndërsa Florentino Perez në 22 vjet e gjysmë.
Dy anije nafte me flamur kinez që udhëtonin drejt Venezuelës për të marrë naftë bruto mes embargos së SHBA-së ndaj vendit janë kthyer mbrapsht dhe po kthehen në Azi, sipas të dhënave nga LSEG, një kompani globale e të dhënave financiare.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një lokal në Lezhë, ku vëllai dhe nipi i ish-deputetit të PS Arben Ndoka, kanë dhunuar dy kushërinj.
Një protestues në Iran, përshkruan skena shokuese gjatë përplasjes mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në një qytet të vogël në jug të vendit.
A është Zvërneci një debat për mjedisin, për zhvillimin ekonomik apo për mënyrën si qeveriset vendi?