Vajza e Nicole Kidman nuk ndjek më në Instagram babain e saj Keith Urban, pas thashethemeve për një lidhje të re
George Clooney ka sinjalizuar një ndryshim të rëndësishëm në jetën dhe prioritetet e tij, ndërsa përgatitet të mbushë 65 vjeç muajin e ardhshëm, duke theksuar se tashmë synon një ritëm më të qetë dhe më kuptimplotë, të fokusuar kryesisht në filantropi.
Duke folur në Galanë e 51-të të Çmimeve Chaplin në Lincoln Center, aktori i njohur i Hollivudit bëri të ditur se nuk është më i përqendruar në ndërtimin e karrierës si më parë. Ai theksoi se do t’i kushtojë më shumë kohë punës me Clooney Foundation for Justice, fondacionin që ka themeluar së bashku me bashkëshorten e tij, Amal Clooney.
George Clooney, 64, reveals he’s slowing down: ‘I’m not chasing a career anymore’ https://t.co/jAVI4W97gw pic.twitter.com/VAyiDnE3co
— Page Six (@PageSix) April 28, 2026
“Do të bëj gjëra që i konsideroj më kuptimplote, sepse nuk po ndjek më një karrierë,” u shpreh Clooney, duke shtuar se projektet personale i japin më shumë hapësirë për t’u përqendruar te çështjet që kanë rëndësi për të.
Ai njoftoi gjithashtu një bashkëpunim me Royal Film and Television School në Los Angeles, një iniciativë që synon të krijojë më shumë mundësi për studentët që duan të ndjekin karrierë në industrinë e filmit dhe televizionit.
Megjithatë, aktori i njohur nuk planifikon të tërhiqet plotësisht nga aktrimi. Ai la të hapur mundësinë për të pranuar projekte të reja nëse ato janë tërheqëse: “Nëse vjen një rol i mirë, sigurisht që do ta pranoj,” tha ai.
Top Channel