Saimir Korreshi vë në siklet Luiz Ejllin në emision, shfaqet fotoja e Jozefina Topallit: Këtë e njeh mirë ti
Vesa dhe Big Basta kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre, thashethemet për një ndarje të mundshme dhe planet për të zgjeruar familjen.
Të ftuar në një bisedë me Luiz Ejllin, çifti iu përgjigj pyetjeve mbi jetën private, duke sqaruar edhe zërat që kanë qarkulluar së fundmi në media.
Gjatë bisedës, Luizi i pyeti nëse janë vërtet të lumtur së bashku, duke iu referuar lajmeve që kanë përfolur një krizë në marrëdhënien e tyre dhe një ndarje të mundshme. Ai kërkoi të dinte se nga kanë nisur këto thashetheme dhe cili ka qenë shkaku i tyre.
Vesa vendosi të flasë hapur, duke treguar se një nga arsyet që ka nxitur aludimet lidhet me një deklaratë të saj të bërë në një bisedë private. Sipas këngëtares, kur Geri vendosi të merrte pjesë në një format televiziv të ngjashëm me atë ku kishte qenë edhe Luizi, ajo i kishte thënë me shaka se nëse do të hynte në atë format, do të ndaheshin.
Megjithatë, Vesa sqaroi se kjo nuk ishte një deklaratë serioze dhe se nuk kishte pasur kurrë si qëllim t’i jepte fund marrëdhënies. Ajo e krahasoi atë bisedë me një diskutim të zakonshëm mes shoqesh, duke theksuar se secili prej tyre ka hapësirën e vet në angazhimet profesionale dhe se nuk ndërhyjnë në punët e njëri-tjetrit.
E pyetur nga Luizi se sa shpesh kanë mosmarrëveshje, Vesa u përgjigj me humor: “Çdo ditë”, duke treguar se debatet janë pjesë e zakonshme e jetës së tyre në çift.
Një tjetër moment i bisedës ishte ai për këngën “Pasojat”, e cila është interpretuar nga publiku si një mesazh që lidhej me martesën e tyre. Luizi e pyeti Vesën nëse ky interpretim ishte i qëllimshëm apo nëse ajo ishte surprizuar nga reagimet.
Këngëtarja u shpreh se nuk kishte pasur nevojë të krijonte qëllimisht aludime për marrëdhënien e saj, pasi lajmet dhe komentet në media kishin ndihmuar që kënga të merrte më shumë vëmendje. Ajo shtoi se, po të ishte për çdo këngë apo deklaratë që publikohet, do të ishin ndarë shumë herë.
Biseda kaloi më pas te planet për të zgjeruar familjen. I pyetur nga Luizi nëse e ka menduar të bëhet sërish baba, Big Basta u përgjigj se e ka menduar dhe se dëshira për të pasur një tjetër fëmijë ekziston, por shtoi se këto janë “punët e Zotit”.
Edhe Vesa konfirmoi se të dy e duan shumë idenë për t’i dhënë djalit të tyre, Liamit, një motër ose vëlla.
“Realisht, edhe unë edhe Geri i duam shumë fëmijët. Është bekim dhe kemi qejf që Liamit t’ia bëjmë një motër ose vëlla, por edhe largësia dhe eksperienca që patëm kur ishim jashtë, çdo gjë ndikoi”, u shpreh ajo.
Vesa la të kuptohet se për një periudhë ata e kishin menduar familjen vetëm me Liamin, por dëshira për ta zgjeruar atë mbetet. Kështu, përmes kësaj bisede, çifti iu përgjigj aludimeve për ndarje, ndërsa zbuloi se një tjetër fëmijë është një dëshirë që e kanë diskutuar së bashku. Vesa dhe Big Basta kanë folur hapur për marrëdhënien e tyre, thashethemet për një ndarje të mundshme dhe planet për të zgjeruar familjen.
Pjesë nga biseda
Luizi: Me sa mora vesh, kohët e fundit ju jeni mëse të lumtur bashkë? Kohët e fundit, se çfarë kam lexuar, do fjalë, do lajme, jeni ndarë, jo kështu… Kush i hap këto fjalë? Ku është qëllimi i tyre, pse jua kanë bërë?
Vesa: A ta them troç?
Luizi: Troç, o troç!
Vesa: Kur vendosi Geri të marrë pjesë në një format televiziv të ngjashëm, siç ke qenë edhe ti, i kam thënë: “Po hyre atje, do të ndahesh me mua”. Dhe kaq, muhabet koti… Edhe fjalë për fjalë, normalisht, unë e kam thënë siç mund ta flasësh me një shoqe, por nuk është se do të ndahesha, sepse ne as nuk përzihemi në ato punët profesionale të njëri-tjetrit.
Luizi: Sa herë keni mosmarrëveshje me njëri-tjetrin?
Vesa: Çdo ditë.
Luizi: Vesa, kur dëgjove që kënga “Pasojat” po interpretohej si një mesazh për martesën tënde, si e prite? Nuk e prisje? E ke bërë me qëllim?
Vesa: Realisht, s’kam pasur nevojë ta bëj me qëllim, sepse këtu, kur i marrin lajmet, i marrin deri në atë formë saqë, në njëfarë mënyre, më kanë ndihmuar që të përhapet fjala dhe të bëhet publiciteti në mënyrën e duhur. Do të ishim ndarë njëqind herë sa herë që nxjerr ndonjë këngë.
Top Channel