“Live me Luizin”/ Saimir Korreshi zbulon politikanin e PS-së që vlerëson: Deri para ca kohësh jemi urryer
Një lojë e zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka vënë disi në siklet moderatorin Luiz Ejlli.
Loja konsistonte në disa fotografi politikanësh, të cilat Ejlli i mbante pranë ballit pa i parë, ndërsa Korreshi duhej t’i jepte indicie pa përmendur emrin, në mënyrë që ai të gjente personazhin në foto.
Situata u bë më pikante kur në një prej fotografive u shfaq Jozefina Topalli, nëna e ish-partneres së Luiz Ejllit.
Korreshi i dha disa indicie, duke i thënë se personazhin në fjalë e njihte mirë dhe se kishte qenë edhe kryetare.
“ Këtë e njeh mirë ti, të them të drejtën, Luiz. E njeh mirë, e kemi pasur kryetare…”, tha Korreshi.
“Ti do të ma fusësh mua? Ajo që mendoj unë është? Arta Dade?”, pyeti Ejlli, duke qeshur.
“Po, po”, iu përgjigj Korreshi.
“Jozefina?”, tha më pas Luizi, duke e gjetur personazhin në foto.
“Po”, konfirmoi deputeti i PD-së.
“Po e ndaj veç këtë”, u shpreh Ejlli.
Top Channel