“Live me Luizin”/ Saimir Korreshi zbulon politikanin e PS-së që vlerëson: Deri para ca kohësh jemi urryer 

20/11/2026 21:38

I ftuar në emisionin “Live me Luizin”, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka treguar se cili është politikani i Partisë Socialiste për të cilin ka vlerësim.

Bëhet fjalë për Erion Braçen, me të cilin Korreshi tha se deri para pak kohësh kishte pasur përplasje, por pavarësisht kësaj, vlerëson formimin dhe mënyrën se si ai shprehet.

“Deri para ca kohësh jam urryer me Erion Braçen, por kam shumë vlerësim, sepse lexon shumë dhe nuk flet në tym”, u shpreh Korreshi.

Top Channel