Shërbimi sekret: Gjermania drejt konflikti të dhunshëm me Rusinë! Estonia nis trupat në kufi
“Rasti Cristiano Ronaldo” vijon të jetë një temë e nxehtë diskutimi në Portugali, ndërsa së fundmi për këtë çështje ka folur edhe kampioni i botës me Francën në vitin 1998, Bixente Lizarazu.
Në një intervistë për gazetën portugeze Record, ish-mbrojtësi francez i ka dhënë një paralajmërim Cristiano Ronaldos për marrëdhënien e tij me Kombëtaren portugeze.
Lizarazu e ka drejtuar gishtin nga vetë Ronaldo, Federata Portugeze e Futbollit dhe trajneri Jorge Jesus, duke e cilësuar mënyrën se si po trajtohet kjo polemikë si një “gabim të rëndë”.
Ish-futbollisti francez u ndal edhe te personaliteti i Ronaldos dhe “egoja” që e ka karakterizuar gjatë karrierës së tij.
“Egoja ishte forca jote, por tani është armiku yt më i keq. Sepse kur arrin në moshën që je, përfundon në varrezën e elefantëve, ju siguroj”, u shpreh Lizarazu.
Fjalët e tij vijnë në një moment kur e ardhmja dhe roli i Ronaldos me Kombëtaren portugeze vijojnë të diskutohen, ndërsa vëmendja është përqendruar te mënyra se si Portugalia do ta menaxhojë fazën e fundit të karrierës së kapitenit dhe pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Top Channel