Skandali me arbitrat, Gianluca Rocchi nuk do të paraqitet në prokurori
John Stones do të largohet nga Manchester City në përfundim të këtij sezoni duke i dhënë fund eksperiencës së tij 10 vjeçare te klubi anglez që përkon me të gjithë periudhën e sukseseve të Pep Guardiolës. John Stones iu bashkua Manchester City në vitin 2016 duke u bërë blerja e dytë e epokës Guardiola .
‘Thuhet se të gjithat gjërat e bukura përfundojnë’-shkruante Stones në një postim të tij në Instagram-por kjo eksperiencë ishte më e bukura dhe do të jetë gjithnjë pjesë e imja’.
Qendërmbrojtësi anglez rezultoi thelbësor për stilin e lojës sulmuese të bazuar në zotërimin e topit të Manchester City nën drejtimin e trajnerit katalanas. Futbollisti 31 vjeçar ka dhënë një kontribut të madh në fitoren e 19 trofeve të rëndësishëm nga Manchester City mes të cilëve 6 tituj të Premier League dhe 1 Ligë Kampionesh. Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk do të rinovohet.
Dhe kjo përkthehet në një mundësi të vërtetë merkatoje për klube të rëndësishme siç është Juventusi, sepse pas kaq shumë vitesh në Angli, Stones tundohet nga ideja për të përjetuar një eksperiencë në një kampionat tjetër evropian dhe bardhezinjtë në këtë moment janë në pole position duke qenë se agjentët e tij së fundmi vizituan Continassan. Por Juventus ka në shënjestër edhe Bernardo Silvën dhe ka hyrë tashmë në kontakte me Jorge Mendes. Në këtë pikë një asist mund të vijë nga Francisco Conceiçao e sidomos nga Cristiano Ronaldo që e njeh mirë Torinon.
View this post on Instagram
Top Channel