Foto/ Trump pret Mbretin Charles për diskutime në Zyrën Ovale, të pranishme edhe Mbretëresha Camilla dhe Zonja e Parë, Melania Trump

28/04/2026 19:11

Pas ceremonisë së pritjes, Mbreti Charles dhe Presidenti Donald Trump zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë në Zyrën Ovale.

Në takim morën pjesë edhe Mbretëresha Camilla dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Pjesa më e rëndësishme e vizitës së Mbretit pritet të jetë fjalimi që ai do të mbajë më vonë sot në një seancë të përbashkët të Kongresit.

Mbreti Charles dhe Presidenti Trump në Zyrën Ovale

Charles do të jetë monarku i parë britanik që i drejtohet Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të SHBA-së që nga Mbretëresha Elizabeth II, e cila e bëri këtë në vitin 1991.

Më vonë në mbrëmje, familja mbretërore do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë për një darkë shtetërore.

Top Channel