Konfliktet për paratë e drogës/ Vrasja e shqiptarit në Bruksel dhe e policit që ishte në aksion, 4 të dyshuarit ekstradohen në Belgjikë Dy persona janë arrestuar në Laç, pasi dyshohen se ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në doza, kryesisht në afërsi të shkollave.
Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Quick Strike 2”, në kuadër të planit operacional “Shkolla të Pastra”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogës pranë institucioneve arsimore. Në pranga kanë rënë shtetasit V. R., 23 vjeç, dhe A. Gj., 36 vjeç, të dy banues në Laç.
Gjatë kontrolleve fizike dhe në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 126 doza të dyshuara narkotike, nga të cilat 113 doza kanabis dhe 13 doza kokainë.
Gjithashtu, janë sekuestruar municion luftarak dhe dy telefona celularë. Nga hetimet paraprake dyshohet se dy të arrestuarit e ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në qytetin e Laçit, kryesisht pranë perimetrit të sigurisë së shkollave.
Top Channel