Pas një dite të tensionuar dhe frike në shkollat italiane, të shkaktuar nga një valë mesazhesh kërcënuese për vendosjen e bombave, institucionet arsimore i rikthehen normalitetit. Ministri i Arsimit dhe Meritës, Giuseppe Valditara, garantoi se nuk ekziston asnjë rrezik konkret dhe se të gjitha shkollat do të jenë të hapura për zhvillimin normal të mësimit.