Ashtu siç po flitet prej ditësh te e përditshmja ‘La Stampa’, njeriu i fatit ka një emër; Pini Zahavi. Agjenti i Robert Lewandowskit është parë në Itali për një takim që mund të jetë pikënisje për një tratativë serioze mes Juventusit dhe sulmuesit polak. Pasi kreu një vizitë në Milano në ditët e kaluara, Zahavi shkoi në drejtim të Torinos.

Objektivi? Diskutimi për realizimin e një operacioni që deri para pak muajsh dukej i pamundur. Barcelona, e impenjuar në një ristruktrim kompleks teknik dhe ekonomik, ende nuk e ka blinduar qendërsulmuesin e saj për sezonin e ardhshëm dhe sirenat nga Continassa po dëgjohen.

Edhe pse thuajse 38 vjeç, Robert Lewandowski vazhdon të shënojë me një rregullsi impresionuese, por pengesa kryesore mbetet paga e tij. Te Barcelona, sulmuesi polak përfiton shifra të papërballueshme për arkat e Juventusit, por hapja e Zahavit për një kontratë dy vjeçare mund të jetë kyçi i kësaj historie

Juventusi duket se e ka bërë parakalimin vendimtar ndaj Milanit që tani po orientohet drejt emrave të tjeë. Lewandowski kërkon garanci teknike dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve, kritere që Juventusi i Spalletit është gati t’ia ofrojë. Orët e ardhshme, me Zahavin ende në Itali do të jenë vendimtare për të kuptuar se Juventusi do të ketë më në fund një goleador të denjë për traditën e tij.

Top Channel