Shpesh thuhet se kthehesh aty ku je ndjerë mirë. Jose Mourino nuk ka ndëmend të punojë sërish në Milano, por në Itali gjithnjë është ndjerë si në shtëpi, edhe si kundërshtar.

Special One u kthye në kryeqendrën lombarde për prezantimin e spotiti publicitar Prima Assicurazione dhe përfitoi nga rasti për të folur edhe për shumë tema të tjera; Nga Interi i Chivut ‘të tij’ deri te formula që portugezi propozin për të ringjallur futbollin italian.

Kundër një trajneri të huaj për Italinë. ‘Kriza e futbollit italian? Kur nuk u kualifikuat, isha me Rui Costan dhe nuk donim ta besonim. ‘si është e mundur që Italia jonë nuk ia doli?’ pyesnim veten. Por është reale, ndodhi-tha Mourinho që doli kundër emërimit të një trajneri të huaj për postin e trajnerit të Të Kaltërve-nuk jam dakord; nuk mendoj se duhet një trajner i huaj. Italia ka trajnerë me karizmë, cilësi, eksperiencë…Nuk mund të kesh Ancelottin, por mund të kesh Allegrin,Conten dhe janë edhe të tjerë. Por janë gjëra për të cilat duhet menduar. Shoh psh një vend si Portugalia me 10 milionë banorë; kompeticione për të rinj, kushtet e punës…ka diferenca të mëdha. Pastaj, duken kualitetet e lojtarëve portugezë që çdo javë ua bëjnë të vështirë punën trajnerëve në përcaktimin e formacionit’

 e ce ne sarebbero sicuramente anche altri…Però ci sono delle cose che si devono ripensare. Vedo per esempio un Paese come il Portogallo con 10 milioni di abitanti: le competizioni per i giovani, le condizioni di lavoro… ci sono differenze incredibili. Poi si vede la qualità dei giocatori Portoghesi che escono ogni settimana con il ct in difficoltà nel scegliere quali giocatori escludere.

M&M, formula e Jose Mourinos. Më pas trajneri luzitan propozoi formulën e tij për rilindjen e lëvizjes futbollistike italiane. ‘Italia duhet të mendojë shumë për bazën-shtoi Mourinho-mendoj se Malagò është një emër i fortë; do të sillte eksperience e do të më pëlqente ta shihja në rolin e FIGC. Ai me siguri do të kuptonte nevojën për të ndryshuar strukturën e bazës. Italia është shumë e fortë në shumë sporte olimpike. Unë do të zgjidhja kombinimin M&M; Malago dhe Max’.

Komplimentet për Chivu? Ende jo…Ishte e paevitueshme prekja e temës së Interit. Jose Mourinho ka shkruat faqe të pashlyeshme në historinë e zikaltërve dhe sot në pankinën e kësaj skuadre është ai që dikur ka qenë një futbollist i tij, Cristian Chivu. ‘A e prisja që Chivu të ishte trajner? Për mendimin tim është treguar shumë inteligjent-vijoi Mourinho-nuk kaloi nga fusha në pankinë brenda 1 jave siç kanë bërë ish futbolliste të tjerë. Cristian ka punuar me vite me të rinjtë, me skuadrën Primavera, ka studiuar, ka bërë kurse. Fitoi një eksperiencë me një skuadër si Parma, ku kishte më pak presione dhe përgjegjësi. Erdhi te Interi në një situatë jo stabël dhe ishte i zoti në fitimin e titullit në sezonin e tij të parë. A e urova? Jo, të gjithë e dimë që do ta fitojë, por duhet ta fitojë. Nuk jam supersticioz, por besoj në këto gjëra: përsa kohë matematika nuk e thotë, nuk ështe e kryer. Kur ta fitojë, do ta uroj’.

Chat-i i Tripletës. Edhe sepse Mourinho dhe Chivu janë ende në chat-in e skuadrës së 2010, atë të Tripletës së trofeve. ‘Chat-i i Tripletës? këto gjëra janë të tmerrshme. Ndërroj vazhdimisht numrin e telefonit, në fillim në Turqi, pastaj në Portugali-shtoi Mourinho-janë të zemëruar me mua për këtë, por në fund e gjejmë gjithnjë një mënyrë për të qenë së bashku. Materazzi është përgjegjës i atij grupi’

Kaosi me arbitrat. Jose Mourinho që në vitet e tij në Itali u bë i famshëm edhe për protestat e tij teatrale kundër arbitrave, komentoi edhe hetimet që po kryhen mbi AIA. ‘Kaosi me arbitrat? E krijova një ide, por mua nuk më pëlqen të bëj fajtorë përpara se të shprehet drejtësia-tha Mourinho-por në Portugali thuhet se nuk ka tym pa zjarr…të shpresojmë. Unë më shumë kam bërë beteja kundër sistemit sesa kundër arbitrave’

Top Channel