Tërmeti që ka tronditur botën arbitrare në futbollin italian nuk po mund të pushojë. Ajo që dukej si një flakë e izoluar, po shndërrohet në një zjarr shumë të madh që rrezikon të prekë edhe nivelet më të larta të Covercianos.

Çështja që përfshin dizenjatorin Gianluca Rocchi pasurohet me kapituj të rinj shumë shqetësues. Në orët e fundit, të tjerë arbitra janë vënë nën shënjestrën e hetuesve të thirrur për t’iu përgjigjur ndaj parregullsive të dyshuara dhe zonave të errëta të menaxhimit të klasës mesatare arbitrare.

Zërat që kanë dalë nga zyrat e Prokurorisë Federale, flasin për një shtim të numrit të personave të regjistruar në regjistrin e të hetuarve. Jo vetëm ‘të mëdhenjtë’ e arbitrimit, por edhe arbitra të nivelit të larte dhe asistentë që kanë qenë më pak të ekspozuar mediatikisht, janë thirrut për të qartësuar dinamikat e brendshme që kanë pasur të bëjnë shumë pak me fushën e lojës. Në qendër të debatit, edhe njëherë është sistemi i vlerësimit dhe ndjesia e rrathëve magjikë që po diskutojnë tifozët dhe punonjësit.

Dizenjatori që deri tani po mbrohet me forcë nga AIA po gjendet gjithnjë e më shumë në një pozicion jo komod. Edhe pse deri tani nuk ka pasur masa zyrtare që kufizojnë veprimtarinë, klima e dyshimit po minon qetësinë e një sektori që është tashmë nën presion për polemikat e të dielave që lidhen me sistemin VAR. Hetimet po vazhdojnë për favorizime të dyshuara në karriera dhe në komunikimet jo institucionale mes dizenjatorëve dhe arbitrave.

Rocchi vazhdon të pretendojë për transparencën e tij në zgjedhje që sipas tij janë bërë vetëm në bazë të meritës dhe raporteve të vëzhguesve. Rreziku konkret është ai i një paralize të sistemit. Me sezonin që po shkon drejt fundit ku gara për zonën Champions dhe mbijetesën në Serie A që është ndezur, të kesh një klasë arbitrare të shpërqendruar për shkak të çështjeve gjyqësore është makthi më i keq për Lega Serie A.

Janë parashikuar seanca të reja të marrjes në pyetje këtë fundjavë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë duke analizuar tabulatet dhe duke ndërthurur mesazhet dhe telefonatat mes personave të përfshirë. Nëse do të dalin prova të pakundërshtueshme mund të arrihet në pezullime për shkelje të kodit etik. Por është frika se maja e ajsbergut sapo është shfaqur. Ndërsa Rocchi tenton të mbahet, bota e futbollit mban frymën; besueshmëria e arbitrave italiane edhe njëherë është në bankën e të akuzuarve.

Top Channel