Dhjetëra pensionistë në radhë për abonetë falas, Braçe: Kjo është vuajtje e përmuajshme për të moshuarit
Me vendim të Këshillit të Ministrave, në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure u përmbyll akti i dymbëdhjetë nënligjor në zbatim të ligjit për shkencën të vitit 2024, si veprim i fundit ligjor për kapitullin 25 të negociatave me Bashkimin Europian.
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro njoftoi se do të jetë një prej dy kapitujve që do të përmbyllen brenda këtij viti.
“Dua të ndaj me ju sot një lajm që sidomos është I mirë për botën e Kërkimit Shkencor, për universitetet, publike dhe jo publike por edhe për çdo institucion tjetër apo kompani private që është e interesuar në produkte të kërkimit shkencor sepse mbyllëm sot me vendim të Këshillit të Ministrave aktin e 12-të nënligjor, në zbatim të ligjit për Shkencën të vitit 2024 që është një paketë shumë e rëndësishme për organizimin e institucioneve dhe të kërkimit shkencor në përgjithësi në përputhje me direktivat dhe rregulloret e Komisionit Europian dhe të Bashkimit Europian, me mbylljen e këtij akti në bëjmë edhe veprimin e fundit ligjor në detyrimet që kemi për Kapitullin 25, është kapitulli për Kërkimin Shkencor, për të cilin po punohet prej disa vitesh, një ndër dy kapitujt e parë që do të mbyll negociatat Brenda këtij viti”, tha minsitrja Kumbaro.
Ministrja përmendi bashkëpunimin me institucionet shqiptare dhe për të siguruar përputhshmëri të plotë mbi aderimin e Shqipërisë në zonën e lirë europiane të kërkimit shkencor dhe u hap rrugën institucioneve tona të anëtarësohen në konsorciumin europian të infrastrukturës së kërkimit shkencor.
“Për hartimin e të gjitha këtyre akteve nënligjore ne kemi qenë në bashkëpunim të ngushtë jo vetëm me të gjitha institucionet shqiptare të interesuara, por edhe me Komisionin Europian me qëllim që përputhja të jetë e plotë lidhur me aderimin e Shqipërisë në zonën e lirë Europiane të Kërkimit Shkencor dhe për të anëtarësuar institucione tona, tashmë e kanë rrugën të hapur në konsorciumin europian të infrastrukturës së Kërkimit Shkencor.
Perspektiva të reja për t’ju dhënë lehtësi dhe mundësi kërkuesve shkencor qoftë në universitete apo institucione të tjera publike apo private të cilat duan të zhvillojnë njësi të kërkimit shkencor në sektorë të ndryshëm, për të qenë koherent, për të qenë të barabartë dhe për të pasur të drejta të njëjta me vendet e tjera Bashkimit Europian.
Gjithashtu meqë po flas për Kërkimin Shkencor një tjetër kriter ka qenë edhe plotësimi i kërkesës për të rritur investimin për Kërkimin Shkencor, krahasuar me vitin 2022 e kemi trefishuar nivelin e buxhetimit të Kërkimit Shkencor, buxhetim i cili nuk matet vetëm me buxhetin e Ministrisë së Arsimit sepse janë një sërë buxhetesh të tjera të cilat investojnë në kërkimin shkencor, që nga siguria deri tek shëndetësia, që nga bujqësia deri tek infrastruktura e kështu me radhë”, përfundoi ministrja.
Top Channel