“Më kërkoi marrëdhënie seksuale për të më shëruar nënën nga kanceri”/ Aktori i filmit që fitoi Oscar dënohet me burgim të përjetshëm
Vajza 17-vjeçare e aktorës Nicole Kidman dhe këngëtarit Keith Urban, Sunday Rose, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare pasi ka ndaluar së ndjekuri të atin në Instagram, në një kohë kur në media po qarkullojnë thashetheme për një lidhje të re në jetën e tij personale.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ky veprim i adoleshentes ka nxitur diskutime për marrëdhëniet familjare pas ndarjes së prindërve të saj, të cilët i dhanë fund një lidhjeje 19-vjeçare disa muaj më parë. Pavarësisht kësaj, Keith Urban vazhdon ta ndjekë vajzën e tij në rrjetet sociale.
Keith Urban's daughter Sunday Rose makes a statement about her relationship with her father in a brutal move following his split with Nicole Kidman https://t.co/X4rLNjWfeN
— Daily Mail Celebrity (@DailyMailCeleb) April 28, 2026
Burime pranë familjes kanë deklaruar se Sunday Rose dhe motra e saj më e vogël, Faith Margaret, po qëndrojnë më afër nënës së tyre gjatë kësaj periudhe ndryshimesh, duke u përpjekur të ruajnë stabilitetin emocional. “Vajzat janë të përqendruara tek nëna e tyre dhe po përballen me situatën me kujdes,” ka thënë një burim për mediat.
Ndërkohë, në media kanë qarkulluar zëra për një lidhje të re të mundshme të Keith Urban me këngëtaren Carly Scott Collins, megjithëse kjo e fundit ka mohuar se mes tyre ekziston një marrëdhënie serioze.
Sipas burimeve të ndryshme, vajzat e çiftit nuk janë të gatshme të takojnë personin e përfolur në jetën e babait të tyre, duke u fokusuar në ruajtjen e ekuilibrit familjar pas ndarjes së bujshme.
Top Channel