Uragani “Lala” godet Hawain, përmbytje dhe rrëshqitje dheu, 115 mijë familje pa energji elektrike Irani pritet të paraqesë një version të ri të propozimit për të dhënë fund luftës në ditët e ardhshme, pas refuzimit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të propozimit të mëparshëm.
Sipas CNN, burimet raportojnë se ndërmjetësit në Pakistan po presin propozimin zyrtar iranian, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, është kthyer sot në Teheran pas vizitës së tij në Rusi, për të zhvilluar konsultime me udhëheqësinë iraniane.
Procesi i vendimmarrjes po ecën ngadalë, për shkak të vështirësive në komunikimin me udhëheqësin suprem, vendndodhja e të cilit mbetet e fshehtë.
Sipas burimeve, Trump e ka bërë të qartë se nuk e pranon propozimin fillestar iranian, i cili parashikonte ndërprerjen e armiqësive dhe, në një fazë të dytë, zgjidhjen e çështjeve më komplekse të programit bërthamor të Teheranit.
Procesi përshkruhet si fluid, me rezultatin që varet nga një propozim i rishikuar nga Irani, i cili mund të konsiderohet më i pranueshëm për Uashingtonin.
Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se Irani e kishte informuar SHBA-në se ndodhej në një “gjendje kolapsi”, duke pretenduar se Teherani po kërkonte hapjen e Ngushticës së Hormuzit ndërsa përpiqej të zgjidhte çështjet e lidershipit të tij.
Top Channel