Seanca e parë për dosjen “Revanshi”, në sallë vetëm një prej të akuzuarve, Durim Bami dhe Aldo Avdyli përfaqësohen nga avokatët
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, qetësoi prindërit në lidhje me disa video të shpërndara në rrjetet sociale, ku disa gra iraniane shiheshin duke iu afruar fëmijëve në Tiranë.
Gjatë komunikimit sot me gazetarët, ajo tha se nuk duhet të ketë asnjë shqetësim, duke theksuar se policia është vazhdimisht në afërsi të shkollave, në mëngjes, gjatë pushimit të madh dhe në momentin kur fëmijët dalin nga institucionet.
“Dua t’ju siguroj që masat e sigurisë janë të garantuara 100%. Kemi çdo gjë nën kontroll. Patrullat janë aty çdo ditë, për të garantuar të gjithë perimetrin e shkollës. Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, janë persona kontakti në komunikim të rregullt me Policinë për çdo sinjalizim”, tha ajo.
Top Channel