Google lidh marrëveshje me Pentagonin për AI të klasifikuar, debate dhe kundërshti brenda kompanisë Në përgjigje të rritjes galopante të industrisë së turizmit dhe kërkesës së vazhdueshme të biznesit për staf të kualifikuar, Tirana College of Technology shpalli çeljen e kursit të specializuar “Menaxhimi i Sistemeve Teknike në Hotele”.
Ky program, i cili vjen si i pari i këtij lloji në Shqipëri, është konceptuar si një zgjidhje praktike për mirëmbajtjen e ekosistemeve teknike në strukturat akomoduese, duke garantuar siguri dhe cilësi për konsumatorin në përputhje me vizionin e vendit drejt integrimit evropian.
E pranishme në lançimin e kursit, ministrja Delina Ibrahimaj vuri theksin te nevoja për një tjetër profil profesionistësh, atë të suportit teknik, si kusht për modernizimin e sektorit.
“Ky sektor nuk ka vetëm nevojë për standarde në ofrimin e shërbimeve direkte ndaj klientit, por padiskutim ka nevojë edhe për teknikë të ndryshëm, që njohin specifikat e të gjitha ndërtesave të hotelierisë dhe specifikat e suportit teknik për dhënien e një shërbimi të mirë”, tha Delina Ibrahimaj.
“Shqipëria vuan për mungesën e specialistëve të mirëfilltë në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe rruga jonë drejt Bashkimit Evropian na kushtëzon hapjen e këtyre kurseve, për formimin e specialistëve në këto drejtime, të cilët të jenë të aftë jo vetëm brenda vendit, por edhe në kuadër të lëvizjes së lirë në Bashkimin Evropian”, tha Rektori i Kolegjit Universitar TCT, Andonaq Lamani.
Tirana College of Technology dhe përfaqësuesit e biznesit propozuan që menaxheri teknik të jetë pjesë e detyrueshme e kritereve për licencimin e hoteleve.
Një hap që, nëse miratohet, do t’i jepte fund improvizimeve dhe do të niste një epokë të re sigurie në turizmin shqiptar.
Top Channel