Një aksident hekurudhor ndodhi në Egjipt të dielën, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe ka plagosur mbi 100 të tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Gizës, teksa treni i pasagjerëve u përplas me pjesën e pasme të një treni tjetër, që udhëtonte nga Kajro. Pas përplasjes, disa vagonë të trenit me pasagjerë dolën nga shinat. Presidenti tha se autoritetet shtetërore janë udhëzuar të ofrojnë kujdesin e nevojshëm mjekësor për të lënduarit, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Aksidentet hekurudhore nuk janë të rralla në Egjipt. Shkaqet kryesore janë gabimi njerëzor në kalimet në nivel dhe sinjalet jofunksionale. Në zonën më të gjerë ku ndodhi aksidenti i të dielës, të paktën katër aksidente fatale kanë ndodhur që nga viti 2000.