Masakra me 6 viktima dhe 16 të plagosur, Poloni ul flamujt në gjysmështizë për dy ditë
Aktori i Portokallisë, Erdit Asllanaj, vjen në një rrëfim ndryshe në Grida Duma Podcast. I njohur për publikun si “Doktori”, personazhi që ka fituar simpatinë e mijëra shikuesve, këtë herë shfaqet larg humorit dhe batutave, duke zbuluar një anë më personale, të ndjeshme dhe të papritur të vetes.
Në një bisedë me Grida Dumën, Erditi rrëfen historinë e largimit nga Shqipëria drejt Francës, një vendim që e çoi drejt një jete të re, por edhe përballë sfidave që nuk i kishte parashikuar. “Ika pa biletë kthimi”, tregon ai, ndërsa zbulon se, pikërisht kur kishte nisur të krijonte sukses jashtë vendit, vendosi të kthehej në Shqipëri. Një kthim që, siç pranon vetë, ishte më i vështirë se largimi.
Gjatë bisedës, Erditi surprizon Gridën me instrumentet muzikore, duke krijuar një atmosferë krejt tjetër në studio. Meloditë tradicionale dhe interpretimi i tij e lënë moderatoren pa fjalë, ndërsa lind edhe ideja për një bashkëpunim live mes tyre, ku muzika dhe fjala të bëhen një.
Një Erdit Asllanaj ndryshe, mes muzikës, humorit, nostalgjisë dhe rrëfimeve të sinqerta. Ndiqeni Podcastin në Kanalin e Youtube në Top Channel.
Top Channel