“Zoti i bekoftë SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar”/ Fjalimi i Mbretit Charles në Kongres: Aleanca jonë është më e rëndësishmja në historinë e njerëzimit

28/04/2026 22:08

Mbreti Charles përmbylli fjalimin e tij në Kongres me një mesazh të fortë për miqësinë dhe bashkëpunimin mes Britanisë dhe SHBA-së.

“Nga përçarjet e hidhura të 250 viteve më parë, ne krijuam një miqësi që është rritur në një nga aleancat më të rëndësishme në historinë e njerëzimit”, tha Mbreti Charles.

“Lutem me gjithë zemër që aleanca jonë të vazhdojë të mbrojë vlerat tona të përbashkëta, me partnerët tanë në Evropë dhe në të gjithë botën, dhe që të injorojmë thirrjet për t’u mbyllur gjithnjë e më shumë në vetvete”, shtoi Mbreti.

Mbreti theksoi se fjalët e Amerikës kanë kuptim, por veprimet janë më të rëndësishme.

“Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara dhe Zoti e bekoftë Mbretërinë e Bashkuar”, përfundoi Mbreti Charles, i shoqëruar nga duartrokitje të forta nga Kongresi.

Top Channel