Deklarata e fortë e Vuçiç: Më thonin se jam pro shqiptar, sepse nëna ime ka tradhtuar babain me një shqiptar dhe unë jam i tillë
Deputeti i PS, Erion Braçe, që prej kohësh ka zbuluar edhe ambicien për të kandiduar si kryetar i Bashkisë së Tiranës, vijon të publikojë video nga terreni për të dëshmuar vështirësitë e përditshme të qytetarëve.
Sot ai ka publikuar një video pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”, ku dhjetëra pensionistë presin të marrin abonenë falas. Në reagimin e tij në rrjete sociale, deputeti socialist kritikon mbi situatën dhe menaxhimin e shërbimeve në kryeqytet.
REAGIMI I PLOTË: Live tek shkolla Sabaudin Gabrani. Këta në radhë nuk janë gjyshërit që presin nipërit e mbesat të dalin nga shkolla, si çdo ditë.
Janë në radhë e po presin të marrin abonenë falas si çdo muaj. Vuajtja e përmuajshme në fund të tij është kjo radhë.
Ka edhe më. Astiri, një qytet më vete i ndërtuar nga e para, nuk paska një pikë të tillë, të moshuarit nga Astiri duhet të vijnë këtu tek 21-shi, majtas e djathtas, për të marrë abonenë.
I gjeta djemtë e vajzat e bashkisë këtu duke shpërndarë ujë, por ky nuk është lehtësim. Një grua nga Astiri më tha se kishte një kist në kokë e nuk mund të qëndronte aty. Kuptoni që kjo moshë vuan nga sëmundje kronike dhe uji nuk e lehtëson, fare!
Top Channel