Forumi i IDU 2026 mbledh liderët e djathtë nga e gjithë bota në Zagreb, Berisha në panelin kryesor

29/04/2026 10:25

Në datat 29 dhe 30 prill 2026, në Zagreb të Kroacisë, do të zhvillohet Forumi i IDU 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare që mbledh liderë politikë, vendimmarrës dhe përfaqësues të partive të qendrës së djathtë nga e gjithë bota.

Ky forum synon të trajtojë sfidat aktuale globale, të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të promovojë vlerat e demokracisë, ekonomisë së tregut dhe shtetit të së drejtës.

Në kuadër të agjendës, një nga panelet kryesore do t’i kushtohet Ballkanit Perëndimor, me temë “Kufiri i Harruar: Ballkani Perëndimor dhe Premtimi i Papërmbushur i Europës”. Në këtë panel do të marrë pjesë edhe Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike.

Pjesëmarrja e tij do të përqendrohet në zhvillimet politike në rajon, sfidat e demokracisë dhe procesin e integrimit europian.

Forumi i IDU 2026 pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për diskutim dhe koordinim politik mbi çështjet kryesore që prekin rajonin dhe më gjerë, me theks të veçantë në të ardhmen euro-atlantike të Ballkanit Perëndimor.

 

Top Channel