Dosja “SASPAC”, SPAK paraqet prova të reja për të pandehurit. Shtyhet seanca, avokatët kërkojnë kohë

29/04/2026 12:18

SPAK paraqet prova të reja për të pandehurit e dosjes “SASPAC”.

Sot prokurorët kanë vënë në dispozicion të gjykatës një zarf me disa akte me të dhëna të përfituara nga këqyrja e laptop-it të të pandehurit Alfred Nikolla. Po ashtu Beqaj ka kërkuar që të dal nga kafazi edhe tek ky proces por gjykata është shprehur se do presin njoftimin nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve për sa i përket sigurisë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca u shty pasi kërkohet kohë nga avokatët për t’u njohur me provën e re.

Top Channel