Marrëveshja për sigurimet shoqërore për shqiptarët jashtë vendit, Shqipëria firmos me Poloninë

29/04/2026 10:50

Këshilli i ministrave ka ratifikuar sot marrëveshjen me Poloninë për sigurimet shoqërore të shqiptarëve që punojnë dhe jetojnë atje.

Lajmin e prezantoi ministri i Financave Petrit Malaj.

“Është ratifikuar marrëveshja Shqipëri-Poloni për sigurimet shoqërore. Marrëveshja e 21 nga nismat e qeverisë me vende ku ka diasporë jashtë territorit të Shqipërisë. Janë marrëveshje shumë të nevojshme për ata shqiptarë që punojnë jashtë dhe që duhet tu njohën vitet e punës në vendin tonë”, tha ai.

Ndërkohë për fazën e bisedimeve për një marrëveshje me Greqinë, ministri tha se ka besim se shumë shpejt do të arrihet marrëveshja edhe me fqinjët.

“Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, u shpreh ministri Malaj.

Top Channel