Nuk pagoi qiranë e makinës, Mercedes denoncon Victor Osimhen
Gianluca Rocchi nuk do të paraqitet në prokurori në seancën e marrjes në pyetje nga prokurori Maurizio Ascione të enjten e 20 prillit në kuadër të hetimeve që po kryen Prokuroria e Milanos mbi botën arbitrare.
Ish dizenjatori i arbitrave në Serie A dhe B që u vetëpezullua është i hetuari kryesor për pjesëmarrje në mashtrim sportiv së bashku me supervizorin e VAR Andrea Gervasoni. Lajmin për mosparaqitjen e Rocchit në prokurori e konfirmoi vetë avokati mbrojtës i ish dizenjatorit të arbitrave përmes një komunikate për shtyp.
‘Rocchi donte të paraqitej, por isha unë ai që vendosa që të hiqte dorë, duke qenë se nuk jam në dijeni të dosjes së hetimeve paraprake, mendoj se nuk jam në fgjendje që të bëj mbrojtjen në mënyrë efektive-theksonte avokati i Rocchit.
E enjtja do të jetë edhe dita e marrjes në pyetje të Andrea Gervasoni, edhe ky i vetëpezulluar pas për shkak të hetimeve ku edhe ai dyshohet për pjesëmarrje në mashtrim sportiv për rastin Salernitana-Modena. Gervasoni për momentin duket se është gati që të paraqitet në Prokurori dhe t’iu përgjigjet pyetjeve të hetuesve.
Top Channel