FIFA, Gianni Infantino në Vancouver, policia refuzon kërkesën për një super shërbim sigurie
Te Milani, vera do të sjellë një revolucion të vërtetë që do të përfshijë të gjithë repartin ofensiv të Allegrit, që jo më kot ka ngelur në klasë i gjithi në një sezon ku sulmuesit kuqezi kanë zhgënjyer jo pak.
E nisim nga ata që qëndrojnë, per momentin, pavarësisht frenimit të tratativave për rinovimin, i vetmi që mund të vazhdojë të veshë fanelën kuqezi në sezonin e ardhshëm mund të jetë Christian Pulisic. Amerikani pas një starti entuziazt të sezonit, me kalimin e kohës është venitur, por gjithsesi mbetet ende një kartë që Massimiliano Allegri është i bindur se mund ta luajë. Po të tjerët? Të gjithë në merkato; nga Rafael Leao te Fullkrug(që nuk do të blihet) e deri te Nkunku e Gimenez.
Për 4 futbollistë që do të largohen, ështe e qartë se dikush do të vijë. Emrat që po përmenden më shumë këto ditë janë të një niveli të lartë. I pari është Sorloth, për të cilin është folur edhe më parë. Sulmuesi norvegjez, qendërsulmuesi klasik, i ka hapësirat e reduktuara te Atletico Madrid nga Lookman dhe Alvarez dhe do të donte të ndryshonte ambient. Los Colchoneros nuk do ta kundërshtojnë largimin e tij, futbollisti iu ka thenë ‘po’ kuqezinjve dhe tani ajo që duhet gjetur është akordi për çmimin me Milanin që është gati të ofrojë 20 milionë euro. Ndoshta është një bazë nisjeje për një tratative që në planet e Milanit është që gjithsesi të paguhet për më pak se 30 milionë euro.
Emri tjetër është ai i Joshua Zirkzee që hyn në një plan që përfshin edhe Leaon. Portugezi pëlqehet nga Manchester United dhe vetë lojtari do të donte të përjetonte një eksperiencë në Premier League. Por Milan për kartonin e tij pretendon 50 milionë euro për kartonin e tij. Por Djajtë e Kuq në këtë pikë mendojnë të përfshijnë pikërisht edhe holandezin, një ide kjo që duket se pëlqehet te kuqezinjtë. Zirkzee mbetet ende një futbollist i vlerësuar për kampionatin italian, ku me Bolognën ai pati paraqitje të shkëlqyera dhe duke parë karakteristikat e tij, ai mund të luajë bashkë me një qendërsulmues si Sorloth. Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet kjo lëvizje, por me siguri është një hipotezë tërheqëse.
Top Channel