Video/ Përfshihen nga zjarri dy varka në Venecia, pëson djegie pronari
Një grumbull i paktën 10,000 bletësh u vendos nën sediljen e një biçiklete të parkuar përpara një stacioni metroje, në hyrje të muzeut të Luvrit në Paris.
Grumbulli i bletëve u formua menjëherë pas parkimit të biçikletës, e cila ishte lidhur me hekurat e stacionit të metrosë Palais Royal-Musée du Louvre, të shtunën pasdite.
Pasi ngjarja shkaktoi shqetësim, autoritetet e transportit në Paris mbyllën hyrjen e metrosë, ndërkohë që një bletar lokal u thirr për të mbledhur bletët.
“Ishte padyshim një vend i pazakontë, fare pranë hyrjes së një metroje,” tha Volkan Tanaci, bletari urban që arriti në vendngjarje.

“Ishte një grumbull i madh bletësh, dhe me siguri kishte një mbretëreshë në mes të tyre,” shtoi ai për France Info.
Pronari i biçikletës postoi ngjarjen në llogarinë e tij në Instagram , duke treguar se “biçikleta e gjyshit” ishte parkuar vetëm për gjysmë ore, kur papritmas e ‘rrethuan’ bletët.

Top Channel