Sezoni sportiv ka nisur dhe të gjitha kampionatet janë në DigitAlb
PSG dhe Bayern Munich dhuruan dje një shfaqje të rrallë futbolli, një nga ato netë që mbahen mend për dekada e i rrëfehen nipërve. Pas humbjes 5-4 në Francë, foli sulmuesi i bavarezëve, Harry Kane.
Ai nuk është i lumtur që skuadra e tij doli me humbje nga Parisi, por e kënaq rikthimi që i bënë situatës, kur ndeshja në një moment shkoi 5-2 për skuadrën e Luis Enrique.
“Ishte një ndeshje e çmendur. Kur shënon nëntë gola, do të thotë se kanë ndodhur shumë gjëra. Jam i zhgënjyer me rezultatin, por krenar për mënyrën se si reaguam dhe në fund pothuajse barazuam.
Duhet të shohim se ku mund të përmirësohemi dhe jemi gati të luftojmë në ndeshjen e kthimit.” Kjo ishte ajo që sulmuesi i Bayern Munich, Harry Kane”, tha Kane për “Sky Sport” pas humbjes 5-4 në Parc des Princes kundër PSG në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Top Channel