PSG-Bayern 5-4, mbrëmja që rishkroi librat e historisë evropiane, rekordi i ri absolut i gjysmëfinaleve
Hetimet e fundit po zbardhin një tablo tronditëse që mund të jetë shumë më e gjerë se parashikimet fillestare: Prokuroria synon të grumbullojë prova vendimtare përmes seancave dëgjimore dhe analizave të hollësishme teknike.
Prokuroria e Milanos po heton aktualisht një rreth zyrtarësh që besohet se janë përfshirë në një marrëveshje të dyshuar, të lidhur më 2 prill 2025 në “San Siro”, gjatë derbit të Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit. Sipas dosjes hetimore, dyshohet se është tentuar korruptimi i ish-gjyqtarit Gianluca Rocchi për të “rregulluar” përzgjedhjen e Andrea Colombos, i konsideruar si një arbitër “i preferuar” nga klubi zikaltër, për ndeshjen në transfertë ndaj Bolonjës më 20 prill 2025.
Gjithashtu, hetimi synon të zbardhë përpjekjet për të “bllokuar” caktimin e Daniele Doverit, një arbitër i parë me skepticizëm nga kampi i “Nerazzurrëve”, që ai të mos arbitronte finalen e Kupës së Italisë të vitit të kaluar dhe ndeshjet përmbyllëse të Interit në kampionat për sezonin 2024/2025. Për këtë arsye, thuhet se atij iu caktua qëllimisht ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit, si një formë “manovre” për ta larguar nga sfidat e tjera vendimtare.
Megjithatë, kuadri i akuzave pritet të zgjerohet. Hetuesit milanezë, në këtë front të hapur për bashkëpunim në mashtrim sportiv kundër Rocchi-t, disponojnë prova që lidhin “individë të shumtë” të identifikuar në aktakuzë me “kurthin” e supozuar në stadiumin “Meazza”. Sipas të dhënave të para, këta persona dyshohet se janë pjesë aktive e botës së arbitrimit dhe kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në vendimmarrje.
Top Channel