“Jeni kështjellë e demokracisë”/ Mbreti Charles mban fjalimin historik në Kongres, aty ku në vitin 1991 dëshmoi edhe Mbretëresha Elizabeth II

28/04/2026 21:48

Mbreti Charles është duke mbajtur fjalimin e tij historik në Kongresin amerikan, ku vlerësojë SHBA-në si kështjellën e demokracisë.

“Prandaj vij këtu sot me respektin më të lartë për Kongresin e Shteteve të Bashkuara, këtë kështjellë të demokracisë, të krijuar për të përfaqësuar zërin e gjithë popullit amerikan dhe për të çuar përpara të drejtat dhe liritë e shenjta”, tha ai.

Mbreti shtoi se nuk mund të mos mendojë për nënën e tij, Mbretëreshën Elizabeth II, e cila iu drejtua të njëjtës sallë në vitin 1991, dhe se ka ardhur për të “shprehur respektin dhe miqësinë më të lartë të popullit britanik ndaj popullit të Shteteve të Bashkuara”.

“Vlerat tona të përbashkëta mbizotërojnë”, tha Mbreti, duke theksuar se edhe pse “jemi në një epokë më të paqëndrueshme dhe të rrezikshme” sesa në vitin 1991, sfidat me të cilat përballemi janë “shumë të mëdha për t’i përballuar një komb i vetëm”.

“Por në këtë mjedis të paparashikueshëm, aleanca jonë nuk mund të mbështetet në arritjet e së kaluarës ose të supozojë se parimet themelore thjesht vazhdojnë”, shtoi Mbreti Charles.

Mbreti citoi kryeministrin britanik, Keir Starmer, i cili muajin e kaluar tha se partneriteti është “i domosdoshëm” dhe se duhet të ndërtojmë mbi të. Deklarata shkaktoi duartrokitje të mëdha në sallë.

Top Channel