Neuer dhe “hajduti” i vogël i topit, momenti që bëri të qeshë gjithë botën mbrëmjen e djeshme
Nëse ndeshja mes Paris Saint Germain dhe Bayernit të Mynihut do të hyjë në historinë e Ligës së Kampioneve, merita është sidomos e tij; Khvicha Kvaratskhelia q shënoi një dygolësh në këtë ndeshje(dhe arriti në 100 të tillë në karrierën e tij), që e projekton mes futbollistëve më të mirë në qarkullim.
Gola dhe aksione të një futbollisti klasi që gjatë qëndrimit të tij në Napoli i dhanë edhe pseudonimin ‘Kvaradona’. Krahasimi me Maradonën padyshim është shumë i guximshëm, por me paraqitjet e tij, Kvaratskhelia bindi edhe tifozët e Paris Saint Germain që tëpërdorin këtë pseudonim për të.
Për më tepër numrat flasin për një marsian të vërtetë; me dygolëshin e shënuar në mbrëmjen e së martës ndaj bavarezëve, gjeorgjiani arrin në kuotën e 15 golave në Champions League. Dhe duket se pikërisht netët evropiane janë skena e preferuar e Kvaratskhelias; në 15 ndeshje ai ka kontribuuar në shënimin e 16 golave(11 gola dhe 5 asist).
Ndërkaq duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet, bilanci i Kvaratskhelias flet për kontribut në 30 gola(19 finalizime dhe 11 asist), 10 më shumë se totali i sezonit të kaluar.
Top Channel