Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, në shqyrtim vendimet e gjykatave më të ulëta
29/04/2026 08:56
Gjykata Kushtetuese kaloi në seancë plenare kërkesën e Ajola Xoxës ku dhe do shqyrtojë mbi bazë dokumentesh, e cila kërkon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta.
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës kërkon të shfuqizohen si jo kushtetues vendimet e kontrollit dhe të sekuestrove mbasi sipas paditëses kanë shkelur me të tjerash parimet e një procesi të rregullt ligjor.
Anila Hoxha raporton se në këtë çështje palë është edhe SPAK që do të paraqesë me shkrim prapësimet kundër pretendimeve të Xoxës dhe kërkuesit tjetër, shoqërisë Partners Low.
Top Channel