Edhe legjendës nuk i falet. Manuel Neuer, portieri që ka ruajtur portën e Gjermanisë dhe të Bayern Munich për mbi një dekadë, e gjeti kundërshtarin e tij më të papritur jo në fushë, por pas rrjetës.

Një fëmijë, njëri nga ata fëmijët që kapin topat pas vizave të fushës së lojës, që presin me padurim topin, refuzoi kategorikisht t’ia kthente topin gjigantit gjerman. Neuer e kërkoi, fëmija e mbajti. Neuer u afrua, fëmija nuk lëvizi. Një betejë vullneti ndërmjet njërit prej portierëve më të mëdhenj të historisë dhe një djaloshi që nuk njeh fama dhe tituj.

Momenti u bë viral menjëherë, dhe me të drejtë, sepse në fund të ditës, futbolli është edhe kjo: gëzimi i një fëmije që për disa sekonda ndjehet më i fortë se të gjithë.

Top Channel