Ndarja e re e bashkive, debat për kufijtë dhe mungesën e financave në pushtetin vendor

29/04/2026 12:15

Është zhvilluar në Elbasan dëgjesa e tretë publike mbi reformën territoriale në të cilën u vu theksi mbi rëndësinë e afrimit të shërbimeve tek qytetari duke mos i dhënë rëndësi në vetvete territorit si i tillë.

Duket se dy bashkëkryetarët bien dakord në faktin se Reforma Territoriale nuk duhet të shërbejë për numra politikë e po tek numrat ndahen bindjet e tyre.

Luçiano Boçi, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Administrative ndau disa nga diskutimet e komisionit mbi ndarjen e re të Qarkut të Elbasanit.

Nga ana tjetër bashkitë pranojnë se kompetencat dhe përgjegjësia e shërbimeve u kanë kaluar pa financa.

Të ndarë sipas bindjeve politike edhe qytetarët ndanë disa mendime mbi funksionin e territorit.

Edhe pse dëgjesa nuk u karakterizua nga debate apo mospajtime të forta nuk munguan as thirrjet e mbështetjeve partiake.

Top Channel