Kosova gati për zgjedhjet e treta të jashtëzakonshme, zbulohen dy datat kur pritet të zhvillohen
Kuvendi i Kosovës nuk arriti të zgjedhë presidentin e ri, pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, nuk mundi të nisë procesin e votimit për dy kandidatët e saj, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, edhe pas katër tentativash vetëm gjatë ditës së martë, e kjo situatë, u reflektua në mediat e huaja, të cilat nuk drejtojnë gishtin e fajita, por vendosin përballë njëri-tjetrin qëndrimet e të dyja palëve.
Kurti kritikon opozitën, opozita kritikon Kurtin dhe Vetëvendosjen thotë DW, që citon reagime të agjencive te lajmeve DPA, Reuters e AFP. Kurti, njëherazi dhe kryetar i Vetëvendosjes, e cila në zgjedhjet e fundit mori 51% të votave, sjelljet bojkotuese të opozitës për çështjen e presidentit i cilësoi “joshtetërore dhe anti-institucionale”, duke i akuzuar ato siç thotë për “bllokim të qëllimshëm të funksionimit të institucioneve”, kujton media e njohur gjermane.
Opozita po përpiqet të pengojë qeverisjen dhe të mos njohë rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ishte komenti i tij, ndërkohë që nga ana tjetër, dy partitë kryesore opozitare, PDK dhe LDK, e konsideruan tentativën e Vetëvendosjes për të kaluar kandidatët e saj pa kuorumin e nevojshëm si “puç kushtetues” dhe “cenim të rendit juridik të vendit”.
Agjencitë në fjalë kujtojnë se sipas Kushtetutës, presidenti duhet të jetë një figurë jopartiake dhe unifikuese e spektrit politik, por kjo nuk po shihet në sallën e Kuvendit.
Top Channel