Shitet piktura e parë e Gauguin/80 mijë euro për kryeveprën e mjeshtrit post-impresionis
18/06/2019 16:29

Piktura e parë e Paul Gauguin ( Pol Gogenit), e realizuar në teknikën akuarel kur ai ishte vetëm 17 vjeç, u shit në ankand për 80.000 euro. Piktura, e firmosur nga Gogeni 2 korrikun e vitit 1865, tregon një bujtinë zvicerane dhe është dëshmi e qartë e talentit të atij që do të shndërrohej në një mjeshtër të madh post-impresionist.