Top Channel/ “Po tentojnë të ndërhyjnë në zgjedhjet e SHBA”, Blinken akuza Kinës: Kemi parë prova!
26/04/2024 18:35

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përpjekjeve kineze për të “ndikuar dhe ndërhyrë” në zgjedhjet e ardhshme në SHBA. Blinken i bëri komentet për Kylie Atwood të CNN në një intervistë të premten në mbyllje të një udhëtimi tre-ditor në Kinë, ku diplomati i lartë amerikan kaloi orë të tëra duke u takuar me zyrtarë të lartë kinezë, përfshirë Xi, ndërsa të dy vendet ‘lundronin’ në një sërë çështjesh të diskutueshme, nga kontrollet e teknologjisë amerikane deri te mbështetja e Pekinit për Moskën. Blinken tha se ai përsëriti një mesazh që presidenti Joe Biden i dha Xi-t gjatë samitit të tyre në San Francisko nëntorin e kaluar për të mos ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës në SHBA. Më pas, Xi ishte zotuar se Kina nuk do ta bënte këtë, sipas raportimit të CNN. “Ne kemi parë, në përgjithësi, prova të përpjekjeve për të ndikuar dhe ndoshta ndërhyrë, dhe ne duam të sigurohemi që kjo të ndërpritet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Blinken kur u pyet nëse Kina po shkelte angazhimin e Xi ndaj Bidenit deri më tani. “Çdo ndërhyrje nga Kina në zgjedhjet tona është diçka që ne po e shikojmë me shumë kujdes dhe është krejtësisht e papranueshme për ne, kështu që doja të sigurohesha që ata ta dëgjonin përsëri atë mesazh”, tha Blinken, duke shtuar se kishte shqetësime për Kinën dhe vendet që luajnë me ndarjet ekzistuese sociale në SHBA në fushatat e ndikimit. Pekini ka thënë vazhdimisht se nuk ndërhyn në zgjedhjet amerikane, bazuar në parimin e tij të mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera. Kina ose aktorët që besohet se janë të lidhur me Pekinin janë akuzuar për ndërhyrje politike në vende të tjera, si Kanadaja, shkruan CNN. Pamjet: AFP

Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16