Top Channel/ “Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë”, zyrtari: Netanyahu…
26/04/2024 18:32

Një sulm izraelit në Rafah, në jug të Gazës, do të shkaktonte katastrofë për civilët, jo vetëm në Gazë, por në mbarë Lindjen e Mesme, tha kreu i grupit të ndihmës, Këshilli Norvegjez për Refugjatë. Sipas Jan Egeland, një sulm në Rafah, që Izraeli ka paralajmëruar, do të bënte që rajoni të përballej me “numërimin së prapthi për një konflikt më të gjerë”. Egeland tha për agjencinë Reuters se 1.3 milion civilë që po strehohen në Rafah – përfshirë edhe pjesë e stafit të Këshillit Norvegjez për Refugjatë – po jetojnë “në frikë të jashtëzakonshme” nga një ofensivë izraelite. Gjatë kësaj jave, Izraeli ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Rafahut, pasi tha se do të evakuojë civilët para sulmit që planifikon të kryejë në këtë vendndodhje, pavarësisht se aleatët kanë paralajmëruar se një sulm i tillë do të shkaktonte viktima të shumta. Egeland i bëri thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që të mos kryejë operacion në Rafah. “Netanyahu, ndaloje këtë. Do të ishte katastrofë jo vetëm për palestinezët, por edhe për Izraelin. Do të jetë njollë përgjithmonë në ndërgjegjen e Izraelit dhe historisë”, tha ai. “Ne nuk na duhet një luftë e re në Lindje të Mesme. Në këtë moment, ndiej se ky është një numërim së prapthi për një konflikt më të madh”, shtoi ai. Izraeli po kryen ofensivë tokësore dhe ajrore në Rripin e Gazës për më shumë se gjashtë muaj dhe ka thënë se qëllimi i tij është që të zhdukë Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Lufta nisi pasi Hamasi më 7 tetor sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 34.000 palestinezë. “Gaza është përballur me bombardime më të mëdha sesa Alepo, Raka, apo Mosuli”, tha Egeland, duke iu referuar qyteteve në Siri dhe Irak, që janë përballur me fushata bombarduese të ashpra në dekadën e fundit.

Top News – Trump bombardon Iranin ditën e zgjedhjeve / ‘Sulm i fshehtë’ në ishullin strategjik
03/11 12:18
Top News – Zelenski sfidon Donald Trumpin / Shkrumbon rafineritë ruse të naftës gjatë natës
03/11 12:05
Top News – Paqeruajtësit evropianë në Ukrainë / Do të lejohen t’u përgjigjen me zjarr rusëve
03/11 11:55
Top News – Lufta zgjerohet në Detin e Zi / Rusia vë në provë ‘vijat e kuqe’ të NATO-s
03/11 11:55
Top Channel/ SHBA sulm Iranit para zgjedhjeve, por “jo goditje të tjera”: Bie çmimi i naftës!
03/11 11:48
Top News – Rusia dhe Ukraina në një tryezë / SHBA njofton takimin më 10 dhe 11 nëntor në Abu Dabi
03/11 11:46
Top News – SHBA është sot një ‘fushëbeteje’ / Amerikanët votojnë në zgjedhjet e mesit të mandatit
03/11 11:46
Top Channel/ OpenAI: Dan Driscoll emërohet këshilltar për sigurinë kombëtare
03/11 11:35
Top Channel/ Nvidia i mbyll dyert Kinës. Gjiganti amerikan vendos kufizime për klientët kinezë
03/11 11:25
Top Channel/ Demokratët në SHBA, shpresa të mëdha për fitore: Por a kanë të drejtë sondazhet?!
03/11 11:14
Top Channel/ Zgjedhjet në SHBA, gratë drejt arritjeve historike: Përbëjnë 51% të popullsisë, por..!
03/11 11:08
Top Channel/ Merz kërkon sovranitet dixhital: Zgjerim “të rrufeshëm” të Inteligjencës Artificiale!
03/11 11:07
Top News – Netanjahu telefonon Vuçiç. Humbën zgjedhjet, por ‘forcuan miqësinë mes dy vendeve’
03/11 10:17
Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16