Top News/ Putini shkon në Kinë, në maj / Do të takojë ‘shokun Xi’, nuk tregon datën
26/04/2024 11:42

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar se synon ta vizitojë Kinën gjatë muajit të ardhshëm. Putini e bëri këtë njoftim gjatë një kongresi të Unionit Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve më 25 prill në Moskë. Ai nuk tregoi se kur do ta bëjë këtë vizitë saktësisht, e as nuk dha hollësi të tjera rreth saj. Izolimi i vazhdueshëm ekonomik dhe diplomatik i Rusisë, si pasojë e luftës së saj kundër Ukrainës, e ka bërë Moskën tejet të varur nga Kina. Sipas një vlerësimi amerikan së fundmi, Kina është duke i shitur vazhdimisht Rusisë pjesë makinerish, pjesë elektronike dhe teknologji të tjera, të cilat Moska po i përdor për të prodhuar raketa, tanke, avionë luftarakë dhe armë të tjera për t’i përdorur në luftë. Kina ka thënë vazhdimisht se nuk i ofron Rusisë armë e as ndihmë ushtarake, megjithëse i ka ruajtur lidhjet e fuqishme ekonomike me të. Pekini nuk i ka dhënë ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake vdekjeprurëse Rusisë, dhe ka kërkuar ta ruajë veten si një vend neutral karshi luftës në Ukrainë. Megjithatë, ajo nuk i ka dënuar veprimet e Moskës dhe më 2022 deklaroi se ka miqësi “pa kufizime” me Rusinë. Kina i ka dënuar sanksionet e Perëndimit kundër Moskës dhe i ka akuzuar NATO-n dhe SHBA-në se e nxitën pushtimin e Ukrainës nga Putini.

Top News – Korrupsion me 100 mijë dollarë. Trump shkarkon ambasadoren amerikane në Greqi
13/10 17:40
Top News – Anëtarësimi gradual. Marta Kos: Garanci që nuk do ketë regres demokratik
13/10 17:39
Top News – Anija fundoset në Detin e Zi / Bullgaria proteston, 11 anëtarë të ekuipazhit të zhdukur
13/10 15:16
Top News – Evropa të kalojë në ‘gjendje lufte’ / Rusia na ka lënë pas, duhen më shumë armatime
13/10 15:10
Top News – Alarm në Gjermani, mbyllet aeroporti/ Avionët luftarakë në ajër, ‘emergjencë në fluturim’
13/10 15:05
Top News – Papa Leoni shtrohet në spital / Operacion për heqjen e një mase në mushkëri
13/10 14:56
Top Channel/Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm të bllokut europian!
13/10 14:41
Top News – Trump kërcënon të ndalë armët / Ambasadori në NATO: Furnizimi i Kievit vazhdon
13/10 14:06
Top News – Arrestohen liderët e ‘buburrecave’ / Sfidojnë partinë e Modit në Indi, ndërhyn policia
13/10 13:54
Top News- Panik në avionin nga Nju Jorku në Izrael/Evakuohet në pistë të izoluar, kërcënim për bombë
13/10 13:51
Top News – Goditje për Trump e të djathtën ekstreme/Pasoja e sulmeve të Ukrainës mbi ‘GOOGLE-in rus’
13/10 13:06
Top Channel/ Hungaria heq kufizimet LGBTQ/ Qeveria e Magyr rrëzon ligjin për mbrojtjen e familjes
13/10 12:25
Top News – Bullgaria ‘ngre në këmbë’ NATO-n / Droni fundos anijen pranë bregut, e dyta në një javë
13/10 12:22
Top News – Tregon raketën që arrin SHBA-në / Kim Jong Un në muze, Trump dëshiron ta takojë
13/10 12:18
Top Channel/ Thaçi, gjyqi numër 2: Në 17 nëntor shpallet vendimi për pengim të drejtësisë!
13/10 12:09
Top News – Gjashtë sulme pas armëpushimit…Putin s’e dëgjon Trumpin, godet centralet në Ukrainë
13/10 11:29
Top News – Arabia Saudite në shënjestrën e Huthive / Sistemi i paralajmërimit heshti para sulmeve
13/10 11:28
Top News- Anëtarësim nën rregulla të rrepta/ Vendet anëtare të ardhshme nën mbikëqyrja nga BE
13/10 11:24
Top Channel/ Sulm kibernetik në Francë: Frigoriferët kthehen në “furra”, miliona euro dëme!
13/10 11:19
Top News – Trump mbron marrëveshjen me Putinin / Kritika nga çdo anë, ‘u pajtuan se u thashë unë’
13/10 11:13